Prokurori i Prokurorise e Pergjithshme, Arqile Koca, duke dale nga nje seance e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me te. Koca po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e tij.		/r/n/r/nProsecutor at the General Prosecutor's Office Arqile Koca, leaves after a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC. Koca is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, figure and personal skills.
Analiza Korrupsioni KPA Vendi

Argumentet e KPA që rikthyen në detyrë prokurorin Arqile Koça

Shumica e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vlerësuan se Komisioni ka gabuar në vlerësimin e kriterit të pasurisë si dhe se ka cenuar të drejtën e prokurorit Arqile Koça për process të rregullt, ndërsa dy gjyqtare në pakicë votuan pro lënies në fuqi të shkarkimit.

Prokurori Arqile Koça pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: LSA

Vendimi i rikthimit në detyrë për prokurorin Arqile Koça nuk kaloi pa debate në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Sipas vendimit të arsyetuar të KPA-së, kryesuesi i trupës, Ardian Hajdari, relatori Sokol Çomo dhe anëtarja Albana Shtylla e gjetën të drejtë ankimin e prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, duke vendosur si rrallëherë – rrëzimin e vendimit të shkallës së parë të vetingut.

Ndërsa anëtaret në pakicë, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz i kundërshtojnë vlerësimet e kolegëve si të pabazuara dhe kërkojnë lënien në fuqi të shkarkimit.

Arqilea Koça e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitet ’90 dhe ka punuar për 16 vite në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur edhe postet drejtuese të drejtorisë së luftës kundër krimit të organizuar, drejtorisë së hetimit dhe të ndjekjes penale, si dhe të zyrës së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë.

Ai u shkarkua nga Komisioni më datë 8 mars 2019 për deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pasurisë si dhe për “cenim të besimit të publikut te drejtësia” –një vendim që u rrëzua më pas nga Kolegji.

Përfitimet si i pastrehë

Sipas vendimit të KPK-së, kur prokurori Koça përfitoi kredinë me kushte lehtësuese në vlerën 5 milionë lekë në vitin 2000, ai zotëronte një sipërfaqe toke prej 830 m2, që e bleu juridikisht tre muaj pas marrjes së kredisë, si dhe banesën provizore me sipërfaqe 36 m2, ku ka banuar për periudhën 1996-2000.

KPK argumentoi se Koça duhej të kishte përfituar kredinë e butë si funksionar që ka pasur nevojë për sipërfaqe shtesë banimi në vlerën 2.5 milionë lekë dhe jo në shumën 5 milionë lekë. Gjithashtu, Komisioni vlerësoi se Koça ka përfituar kredi të butë më shumë se një herë.

Konkluzionet e KPK janë kundërshtuar si të pabazuara në ligj nga prokurori Koça, pretendimet e të cilit janë gjetur të drejta edhe nga shumica e trupit gjykues të KPA.

Shumica vëren se deri në datën e lidhjes së kontratës së kredisë, nuk rezultonte që subjekti të kishte në pronësi të tij ndonjë banesë në qytetin e Tiranës.

Lidhur me posedimin e objektit me sipërfaqe 36 m2, të ndërtuar për qëllime strehimi, shumica çmon se ndërtesa nuk përmbushte asnjë prej kërkesave themelore për t’u vlerësuar me destinacion ekonomik banimin.

Sipas Kolegjit, në këto kushte objekti në fjalë nuk ndikon në analizën lidhur me përmbushjen e kritereve për përfitimin e kredisë së butë.

KPA vlerëson gjithashtu se kredia me kushte lehtësuese është përfituar në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore të kohës dhe se nga hetimi ka rezultuar se subjekti e ka fituar vetëm një herë. Gjithashtu, Kolegji vëren se subjektit nuk i është bërë me dije fakti i pretenduar nga Komisioni se kredia është përfituar më shumë se një herë, duke cenuar të drejtën e tij për proces të rregullt ligjor.

Shumica ka rrëzuar edhe konkluzionin tjetër të KPK-së se Koça ka përfituar në mënyrë të padrejtë një banesë me sipërfaqe 100 m2 në Korçë në korrik të vitit 2000, ndërkohë që në mars të po atij viti kishte marrë kredinë me kushte lehtësuese.

Sipas KPA-së, privatizimi i banesës dhe regjistrimi i saj në ZVRPP Korçë ka qenë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi, pasi vendimi i Këshillit të Ministrave i vitit 1999, synonte garantimin e një statusi të veçantë për funksionarët politikë dhe nëpunësit civilë të administratës së lartë shtetërore, ku një ndër të drejtat ishte edhe ajo për t’u strehuar në kushte të përshtatshme pranë vendit të punës.

Kolegji argumenton se subjektit i kishte lindur e drejta e statusit si “i pastrehë” që prej vitit 1993, bazuar në një VKM të atij viti, pasi ai jetonte me qira në një banesë private.

Shumica e vlerëson privatizimin e banesës në Korçë si përfitim të vonuar në kohë i një të drejte të kërkuar nga prokurori Koça në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Lidhur me konstatimin e KPK-së se subjekti kishte përfituar kredi të butë më shumë se njëherë, shumica vlerëson se kredia me kushte lehtësuese e përfituar në vitin 2000, nuk mund të barazohet apo të trajtohet njësoj me shumën e përfituar sipas ligjit “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha” të vitit 1995, që garantonte çdo familje e pastrehë të përfitonte falas të drejtën për të shpenzuar një shumë parash.

Gjyqtaret në pakicë, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz shprehen se kanë votuar kundër vendimit të shumicës për konfirmimin në detyrë të prokurorit Arqiela Koça, duke konkluduar se se ai nuk ka arritur nivel të besueshëm për kriterin e vlerësimit të pasurisë.

Pakica e nis arsyetimin me vlerësimin e privatizimit të banesën në Korçë në korrik të vitit 2000. Anëtaret në  pakicë sjellin në vëmendje se kur subjekti ka kryer këtë transaksion, kishte 6 vjet që jetonte dhe punonte në Tiranë, pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe se nuk kishte më nevojë për strehim në Korçë.

Ato shtojnë se katër muaj para privatizimit të kësaj banese, Koça kishte përfituar edhe një kredi, si i pastrehë në qytetin e Tiranës. Anëtaret në pakicë evidentojnë faktin se shtëpia e privatizuar në Korçë e vlerësuar me 72 mijë lekë në momentin e lidhjes së kontratës, është shitur nga prokurori Koça 8 muaj më vonë për vlerën 1 milion e 250 mijë lekë, në një shumë disa herë më të madhe.

Në mendimin e pakicës konstatohet se subjekti i rivlerësimit nuk e ka deklaruar këtë transaksion apo të ardhur të përfituara prej tij, duke e deklaruar për herë të parë në deklaratën veting.

Shpjegimet e subjektit se ishte deklarimi i parë, se nuk kishte një rubrikë për krijimin e një të ardhure të krijuar përpara, nuk e bind pakicën. “Mungesa e njohjes së ligjit është e papranueshme për një prokuror karriere, i cili ushtron detyra me përgjegjësi në interpretimin e ligjit,” vlerësojnë Mulaj dhe Schuetz.

Ato vijojnë argumentimin se Koça pushoi së qeni i pastrehë në vendin ku punonte, në mars të vitit 2000, kur përfitoi kredinë e butë me vlerën 5 milionë lekë.

Dy anëtaret në pakicë sjellin në vëmendje edhe faktin se subjekti kishte përfituar nga privatizimi i një banese në Delvinë në vitin 1993 me prindërit dhe ishte bashkëpronar në 1⁄4 pjesë takuese.

“Së treti, subjekti i rivlerësimit kishte ndërtuar tanimë – pa leje – një objekt në Linzë ku edhe banonte që nga viti 1996, mbi një sipërfaqe toke bujqësore prej 830 m2, të cilën e kishte blerë dy muaj përpara privatizimit në Korçë…,” vijon pakica dhe vlerëson se privatizimi i kësaj pasurie shtetërore nga subjekti, në momentin dhe në rrethanat kur ky fakt ndodhi, dëshmon përfitim për shkak të funksionit.

“Kjo ilustrohet qartë edhe nga fakti që subjekti e shiti pronën brenda pak muajsh [mars 2001], në një vlerë 17 herë më të lartë sesa kostoja e blerjes,” vëren pakica dhe thekson se shumica duhej ta kishte interpretuar si situatë, e cila minimalisht cenon besimin e publikut.

Mulaj dhe Schuetz e gjejnë të drejtë konkluzionin e KPK se, në kushtet që subjekti posedonte një banesë provizore me sipërfaqe 36 m2, mund të përfitonte kredi lehtësuese vetëm për shtesë banimi në shumën 2.5 milionë lekë.

Ndërtimet pa leje

Sipas pakicës, një ndër rrethanat që përbëjnë bazë të konkluzionit përfundimtar të Komisionit për shkarkimin e subjektit, lidhet me ndërtimin pa leje të banesës provizore 36 m2 në tokën me sipërfaqe 830 m2, prej nga e kanë zanafillën 9 pasuri të tjera si dhe mosdeklarimi i kësaj prone në vitin 2003.

Pakica vëren se subjekti i rivlerësimit ka përdorur tokën bujqësore në kundërshtim me destinacionin për periudhën 1996 – maj 2000 duke deklaruar vetëm këtë pasuri në vitin 2003, por asnjëherë shtëpinë e ndërtuar mbi të, që është përpjekur ta legalizojë.

“Më konkretisht, në vitin 2005 subjekti ka bërë vetëdeklarim për legalizim të objektit shtëpi banimi me sipërfaqe 36 m2 dhe ka specifikuar se vetëdeklarimi ka për qëllim kthimin e tokës arë në truall”, konstaton pakica dhe shprehet se Koça ka treguar qasje selektive lidhur me transaksionet e tjera përpara vitit 2009, që rrjedhin nga kjo pasuri.

Sipas pakicës, konkluzioni i shumicës, bazuar në pretendimet e subjektit të rivlerësimit, se objekti nuk kishte themele e për pasojë nuk i nënshtrohej deklarimit, bie ndesh me udhëzimet e formularit të deklarimit për vitin 2003.

Mulaj dhe Shcuetz konkludojnë se, kjo qasje e subjektit ndër vite dhe gjatë procesit të rivlerësimit, përveçse vështirëson kontrollin e pasurisë së tij, duhet parë edhe në vlerësimin tërësor në kuadër të besimit të publikut te drejtësia.

Shumica nga ana tjetër thekson se Komisioni nuk ka vlerësuar në mënyrë objektive faktet e provuara gjatë hetimit administrativ lidhur me ndërtimin e këtij objekti, rrethanat në të cilat është kryer veprimi në kundërshtim me ligjin, shkaqet që e kanë diktuar atë dhe periudhën e largët në të cilën ka ndodhur ky fakt. Sipas shumicës, në atë periudhë ka munguar kuadri i brendshëm rregullator apo ndërkombëtar në drejtim të standardeve të zbatueshme të etikës së funksionarëve të drejtësisë, të cilat do të shërbenin si bazë për vlerësimin e sjelljeve të cilat cenojnë besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

“…në mënyrë të gabuar dhe në shkelje edhe të parimit të proporcionalitetit, Komisioni ka arritur në përfundimin se ndërtimi në vitin 1996 i objektit provizor ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë,” konkludon shumica dhe vlerëson se fakti që subjekti ka jetuar së bashku me familjen në një ndërtesë nuk ofronte kushtet minimale të jetesës, tregon se ai ka qenë i pakorruptueshëm.

“…ai sjell dëshminë për figurën e një funksionari të drejtësisë në kushte të mjerueshme jetese, provë e faktit të pretenduar edhe nga vetë subjekti i rivlerësimit se ka vuajtur gjatë periudhës 10-vjeçare të karrierës së tij problematika lidhur me strehimin, gjë që mund të mos kishte ndodhur nëse ai do kishte abuzuar me detyrën dhe funksionin e tij për qëllime përfitimi personal, ” çmon shumica.

Në vijim, pakica konstaton se Koça nuk ka deklaruar gjatë periudhës 2009-2013 të drejtat reale mbi 9 pasuri të paluajtshme me vlera të konsiderueshme – ndërkohë që në deklaratat periodike vjetore për vitet 2009 dhe 2010, ka zgjedhur të pasqyrojë të ardhurat nga shitja e dy pronave, në funksion të justifikimit të burimeve të financimit për pasuri të tjera të tij në Lukovë e Voskopojë.

Mulaj dhe Schuetz e kundërshtojnë vlerësimin e shumicës se subjekti nuk kishte hipotekë e të drejtë përdorimi mbi këto pasuri, duke evidentuar faktin se ai ka përfituar të ardhura nga shitja e tyre. Ato konkludojnë se sjellja e subjektit ndër vite lidhur me këto pasuri, duhet të përbënte minimalisht një ndër elementet që tregonin deklarim të pamjaftueshëm.

Por shumica ka një tjetër argumentim, duke vlerësuar se detyrimi për të deklaruar pasuritë e paluajtshme në përdorim dhe zotërim të subjekteve rivlerësuese është përcaktuar në mënyrë të shprehur për herë të parë në legjislacionin e posaçëm që normon procesin e vetingut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *