KPK ka qenë e ndarë në vendimin për shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxhës. Dy nga gjyqtarët vlerësuan se ai duhej të shkarkohej “për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë”, një prej tyre thotë se ai duhej të rikonfirmohej.
Testi i pasurisë rrëzon 56% të korpusit të prokurorëve në Shqipëri
Një studim i BIRN mbi deklaratat e pasurisë së 333 prokurorëve të të gjitha shkallëve në Shqipëri zbulon se zyrtarët e akuzës nuk justifikojnë rreth 1.3 miliardë lekë në total, ndërkohë që mbajnë jashtë sistemit bankar rreth 16 për qind të aseteve në kursime dhe dhurata cash.
Testi i pasurisë “ngel në klasë” 57 % të gjyqtarëve të shkallës së parë në Shqipëri
Të dhënat e siguruara nga një studim i BIRN tregojnë se 154 gjyqtarë nga 268 gjithsej kanë probleme në justifikimin e pasurisë me burime të deklaruara, ndërkohë që shuma e pajustifikuar prej tyre kap vlerën e 698 milionë lekëve në total.
Konfuzioni me transparencën i institucioneve të vetingut cënon besimin e publikut
Ndërkohë që nisja e procesit të vetingut po mbahet brenda mureve hermetike të institucioneve të reja, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe vëzhgues të sistemit të drejtësisë në vend theksojnë se transparenca është jetike për këtë proces si dhe për rritjen e besimit të publikut te drejtësia.