Këshilli Legjislativ i Kuvendit vendosi në mungesë të anëtarëve të opozitës që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion në lidhje me zgjatjen e afatit kushtetues të organeve të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët.
Lajme
Vetingu për ish-gjyqtarin Qani Hasa përfundon pa vendim
Procesi i rivlerësimit kalimtar për ish-gjyqtarin e Elbasanit, Qani Hasa është përfunduar pa një vendim përfundimtar, pasi ai ishte shkarkuar më parë nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë si pasojë e dënimit të tij me formë të prerë për fshehje pasurie.
KPK shkarkoi gjyqtaren e Lushnjës Saemira Hila
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi vendimin për shkarkimin e gjyqtares Saemira Hila, pas problemeve të gjetura në kriterin e pasurisë.
Dorëheqja si ndihmëse ligjore e shmangu nga vetingu Avokaten të Shtetit, Donika Pahumi
Megjithëse ish-ndihmësja ligjore e Prokurorisë së Përgjithshme, Donika Pahumi e ka njoftuar Komisionin në janar të vitit 2019 për largimin e saj nga detyra, dy vite e gjysmë më vonë ajo është shortuar për t’u vetuar, por procesi u ndërpre për shkak të dorëheqjes.
KPK përfundon vetingun pa vendim për inspektoren e KLD Dashurije Gjunkshi
Komisioni vlerëson se pas vendimeve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë për deklarimin e mospasjes së statusit të magjistratit për këtë subjekt dhe për lirimin e saj nga detyra, është bërë i pamundur qëllimi i nisjes së procesit të rivlerësimit për ish-inspektoren Dashurije Gjunkshi.
Gjyqtari Apelit Vlorë, Nazmi Troka shkarkohet nga detyra
Hetimi administrativ për gjyqtarin Troka u përfundua vetëm në kriterin e pasurisë, në të cilin u evidentuan mungesë burimesh të ligjshme për ndërtimin e një shtëpie në fshat, blerjen e një apartamenti në Tiranë dhe për shpenzimet e tjera.