Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi në dhomë këshillimi të enjten më 28 korrik të rrëzojë ankimin e gjyqtarit të Apelit Durrës, Arjan Balliu dhe lërë në fuqi shkarkimin e tij nga detyra. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol […]
Skeda e pasurisë së deklaruar –Bajram Breçani – Prokuroria e Tiranës
Prokurori i Prokurorisë së Tiranës Bajram Breçani do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij familjare nga viti 2013 deri në vitin 2016.
KPK rihap hetimet për gjyqtarin Bevis Shehaj pas një denoncimi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte shpallur të mërkurën si ditë për dhënie të vendimit pas seancës dëgjimore ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Bevis Shehaj, por një denoncim i ri i mbërritur në KPK ka sjellë shtyrjen e seancës. KPK njoftoi se pas denoncimit ishin rihapur hetimet për Shehajn. Në seancën dëgjimore të […]
KPA la në fuqi shkarkimin e Ardian Yllit për shkak të bilancit negativ
Kolegji gjeti se përndryshe nga sa pretendohej në ankim, KPK kishte favorizuar në disa momente ish-prokurorin Ardian Ylli në analizë financiare, pavarësisht se kjo nuk kishte ndryshuar rezultatin përfundimtar dhe vendimin për shkarkimin e tij.
Huaja e marrë nga Tereza Merkaj nga një i panjohur, nuk e vlerësua nga KPK si hua
Komisioni vlerëson se një hua e marrë nga gjyqtarja Tereza Merkaj nga një i panjohur, e diktuar nga situata për përfitimin e një kredie me qëllim blerjen e një apartamenti, që është ofruar e ndërmjetësuar nga banka, nuk është një marrëdhënie e vërtetë huaje. Për rrjedhojë huadhënësi nuk është konsideruar person tjetër i lidhur dhe […]
KPK: Arqile Basho fshehu pasuritë dhe cënoi besimin e publikut
Gjyqtari i Vlorës Arqile Basho u shkarkua nga detyra më 15 dhjetor 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi mungesë burimesh për krijimin e pasurive dhe ngriti dyshime për fshehje të disa pronave; si dhe u çmua se kishte cënuar besimin e publikimit me veprime dhe mosveprimet e tij në shqyrtimin e një […]