Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Shkodër, Ermira Dedja u përball të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për burimet që kishin shërbyer për blerjen e një apartamenti, si dhe për disa çështje të gjykuara prej saj. Dedja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.
KPA u nda për pasurinë dhe profesionalizmin e Alfred Agollit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 13 korrik me shumicë votash lënien në fuqi vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, Alfred Agolli.
Gjyqtarja Eda Kaja u gjet me probleme të shumta për pasurinë
Gjyqtarja e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Durrës, Eda Kaja u shkarkua nga detyra më 16 nëntor 2021 pasi prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u konkludua se kishe kryer deklarim të pasaktë e pamajftueshëm për pasurinë; deklarim të rremë dhe veprime fiktive; se ka zhvilluar procese gjyqësore në situatë konflikti interesi interesi; është gjenur në […]
Në vetingun e Arbena Ahmetit u konsiderua vendimi për konfirmimin e bashkëshortit
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative Tiranë, Arbena Ahmeti u konfirmua në detyrë më 1 nëntor 2021, duke arritur të bindë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK për barrën e provës për pasurinë, ashtu si dhe bashkëshorti i saj, prokurori Arens Çela – i cili e kaloi vetingun me formë të prerë, megjithëse me shumicë votash. Po […]
Pezullimi i shkarkimit të Luan Dacit ngre shqetësime për ‘anshmëri’
Gjyqtari hetues i KPA, Ardian Hajdari vendosi të pezullojë procesin disiplinor ndaj kolegut të tij, Luan Daci në kushtet kur gjendet vetë nën hetimin e SPAK për një akuzë të ngjashme –vendim i cili kritohet për konflikt dhe kompromentim të paanshmërisë.
KPA do të hetojë raportin negativ të DSIK-së për Petrit Çanon
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të kërkonte informacione shtesë mbi raportin negativ të DSIK-së ndaj prokurorit të Krujës Petrit Çano. Ndërkohë rrëzoi në seancë të ndërmjetme një denoncim ndaj subjektit të rivlerësimit si të pabazë.