Kryetari i Gjykates se Apelit per Krimet e Renda, Fehmi Petku, duke dale nga nje seance e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me te. Petku po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e tij.	/r/n/r/nHead of Serious Crimes Appeal Court Fehmi Petku, leaves after a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC. Petku is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, figure and personal skills.
Analiza Artikull kryesor Analiza KPA Në Fokus

Cënimi i besimit të publikut: KPA u nda për vlerësimin e gjyqtarit Fehmi Petku

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mënyrë unanime ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit të ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petku, por është ndarë në konkluzionin për cënimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë si pasojë e konfliktit të interesit në gjykimin e ish-firmës piramidale Vefa Holding dhe raportit negativ të DSIK, si dhe për disa gjetje në kriterin e pasurisë.

Kryetari i Gjykates se Apelit per Krimet e Renda, Fehmi Petku, duke dale nga nje seance e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka gjetur të pabazuara pretendimet e ngritura në ankimin ish-Kryetarit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Fehmi Petku për kriterin e pasurisë dhe shkaqet proceduriale, ndërsa me shumicë votash ka rrëzuar konkluzionin e Komisionit për pastërtinë e figurës dhe cënimin e besimit të publikut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 9 prill 2019 të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Fehmi Petku, pasi arriti në përfundimin se subjekti i rivlerësimit kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë; se është i papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës për shkak të mundësisë për vënien e tij nën presion nga strukturat kriminale; si dhe se ka cënuar rëndë besimin e publikut tek drejtësia.

Pavarësisht qëndrimeve ndryshe, trupi gjykues i Kolegjit i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore dhe Ardian Hajdari, Ina Rama e Sokol Çomo anëtarë vendosën më 16 shtator të lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e ish-gjyqtarit Fehmi Petku.

Fehmi Petku e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar pranë Gjykatës së Tiranës përgjatë viteve 2000-2009 dhe më pas në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Prej vitit 2015, Petku është emëruar kryetar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.

Nw Komisionin e Pavarur tw Kualifikimit, KPK, ai gjykua nga trupa gjykuese e përbërë  nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Cënimi i besimit

Kolegji është ndarë lidhur me qëndrimin e mbajtur nga ish-gjyqtari Fehmi Petku në shqyrtimin e një çështje ku palë e akuzuar ishte edhe administratori i ish-firmës piramidale Vefa Holding, Vehbi Alimuça, më të cilin babai i subjektit kishte kryer transakasione, përfshi edhe shitjen e shtëpisë ku jeton aktualisht subjekti i rivlerësimit.

Në vitin 1996, babai i subjektit të rivlerësimit i ka shitur ish-shoqërisë piramidale Vefa Holding shtëpinë tri kate dhe bodrum, kundrejt vlerës 520 mijë USD, që është deklaruar më pas si burimin kryesor të krijimit të pasurive të tjera të paluajtshme. Nga hetimi administrativ në KPK, ka rezultuar se ish-gjyqtari Petku ishte në detyrë kur ishte kryer shitja, ndërkohë që prona i është rikthyer të atit me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të vitit 2002, pas një procesi maratonë.

Në prill të vitit 1999, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar për gjykim në gjykatën e Tiranës dosjen penale në ngarkim të të pandehurve Vehbi Alimuça dhe disa bashkëpunëtorëve të tij, të akuzuar për veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit të kryer në bashkëpunim dhe krime nga organizata kriminale, të kryera 68 mijë e 857 herë. Kryesues i trupit gjykues është caktur gjyqtari Fehmi Petku.

Pas shpalljes së trupit gjykues, prokurori i çështjes ka kërkuar përjashtimin e Petkut për gjendjen e tij në konflikt interesi, me argumentin se i vëllai ishte dëshmitar në çështjen penale dhe kishte depozituar para në ish-firmën piramidale.

Petku nuk ka pranuar të dorëhiqet duke pretenduar se konflikti i interesit do të ekzistonte vetëm nëse do të kishte qenë marrëdhënie direkte e tij, e bashkëshortes ose e fëmijëve. Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorisë, duke përjashtuar Fehmi Petkun nga gjykimi i çështjes penale. Vendimi i Apelit ka mbetur në fuqi pasi Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e kryer nga pala e akuzuar.

Kolegji e ka rrëzuar shkakun e ankimit të Petkut i cili pretendonte se, kur çështja penale ka shkuar për gjykim, Alimuça nuk ishte më subjekt juridik, pasi ish-firma piramidale përfaqësohej nga administratorët e shoqërisë. Trupi gjykues vëren se kontrata e shitblerjes së shtëpisë ku edhe jeton aktualisht subjekti dhe një konratë huaje, janë nënshkruar me Alimuçën dhe jo me administratorët e shoqërisë.

Sipas shumicës, pretendimet e subjektit se nuk ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes, as në shqyrtimin gjyqësor dhe as në vendimmarrjen përfundimtare në atë gjykim, nuk e përjashton atë nga ndodhja në kushtet e shkeljes së rëndë së etikës së gjyqtarit.

“Nisur nga fakti që të gjitha pasuritë e tjera të paluajtshme të subjektit të rivlerësimit kanë si burim krijimi shitjen e banesës në rr. “{***}”, në vlerën 520.000 USD, z. V. A, trupi gjykues vlerëson se subjekti i rivlerësimit duhet të hiqte dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje që pas caktimit të tij kryesues i trupit gjykues”, vlerëson shumica dhe shton se subjekti do të kishte vazhduar nëse nuk do të ishte paraqitur kërkesa për përjashtim nga ana e prokurorit.

Por shumica vlerëson se, për rastin konkret nuk janë cënuar të drejtat dhe interesat ligjorë të palëve të interesuara pasi gjykimi më pas është kryer nga një trup gjykues i paanshëm. Duke përdorur si argument kohën e largët kur është kryer shkelja nga ana e gjyqtarit Petku dhe mospërsëritjen e situatave të tilla prej tij, shumica vlerëson se konflikti i interesit dhe rrethanat e tjera për papërshtatshmëri të paraqitura nga DSIK, nuk sjellin bindjen se subjekti i rivlerësimit gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Mendimin e saj ndryshe, relatorja Mulaj e mbështet në këmbënguljen e Petkut për të vazhduar gjendjen e konfliktit të interesit në gjykimin e çështjes me të pandehur Alimuçën.

“…Jo vetëm që nuk e ka parë të arsyeshme të kërkojë të heqë dorë nga gjykimi i çështjes gjyqësore penale me të pandehur shtetasin V. A., por e ka konsideruar kërkesën e prokurorit për përjashtim e tij të pabazuar në ligj”, konstaton Mulaj.

“…Çmoj se ndodhemi në kushtet e rastit klasik të konfliktit të interesit, që cënon drejtpërdrejtë besimin e publikut te sistemi i drejtësisë”, konkludon Mulaj.

Ndryshe nga KPK që ka vlerësuar se Petku është gjendur në kushtet e papërshtatshmërisë për shkak të mundësisë për vënien e tij nën presion nga strukturat kriminale, Kolegji shprehet se raporti për pastërtinë e figurës nuk përmban të dhëna të mjaftueshme. Shumica vëren se, informacioni që disponohet në ngarkim të subjektit të rivlerësimit i përket një periudhe të hershme dhe të largët nga ajo e rivlerësimit.

“Në këtë raport nuk janë identifikuar qoftë me iniciale personat e përfshirë në krimin e organizuar, me të cilët subjekti ka pasur kontakte të papërshtatshme”, konstaton shumica dhe shton se Komisioni nuk ka bërë asnjë veprim të mëtejshëm për të krijuar bindjen që subjekti i rivlerësimit është në kushtet e papërshtatshmërisë për të kryer detyrën. Në vendim shtohet se edhe për djalin e gjyqtarit Petku nuk kanë rezultuar të dhëna që ai të ketë qene i dënuar apo i proceduar për krim të organizuar. Gjithashtu, shumica konkludon se nuk gjenden rrethana në lidhje me cënimin e besimit të publikut te drejtësia.

Mulaj ndan qëndrim të ndryshëm nga kolegët e saj. Bazuar në konkluzionin e institucioneve lidhur me papërshtatshmërinë e Petkut për vazhdimin e detyrës, si dhe gjendjen në kushtet e konfliktit të interesit, Mulaj çmon se subjekti i rivlerësimit ka cënuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Qëndrimet për pasurinë

KPK ka konkluduar se Petku nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e ndërtimit të baneseës me tre kate + bodrum + papafingo në një truall me sipërfaqe 372 m2 të përfituar nga babai në vitin 1960. Gjithashtu, Komisioni ka vlerësuar se Petku ka kryer deklarim të rremë për burimin e krijimit të kësaj pasurie gjatë hetimit administrativ.

Gjyqtari Petku ka pretenduar se pasuritë e paluajtshme, përfshi edhe banesën që ndodhet në truallin me sipërfaqe 372 m2, i ka përfituar nga trashëgimia ligjore. Por Kolegji vëren se ai ka kontribuar së bashku me babanë dhe vëllezërit në ndërtimin e kësaj shtëpie, si dhe ka jetuar aty që prej vitit 1995 e në vazhdim.

Në ndryshim nga Komisioni, që e ka shtrirë analizën financiare për periudhën 1994-1996, Kolegji e ka kryer analizën për periudhën 1978 –1995, kur është përfunduar ndërtimi i banesës. Kolegji vëren se të ardhurat neto të subjektit, babait dhe vëllezërve të tij për këtë periudhë, arrijnë në vlerën 649 mijë lekë dhe jo 3 milionë e 562 mijë lekë sa pretendon Petku.

Shumica vlerëson ndryshe nga KPK lidhur me konkluzionin për deklarim të rremë, për shkak të pasqyrimit si burim krijimi trashëgiminë ligjore, që nga hetimi ka rezultuar e pavërtetë. Në përfundim, shumica konkludon vetëm mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar këtë pasuri.

Natasha Mulaj, në pakicë, sjell në vëmendje se Petku ka deklaruar të ketë jetuar me familjen e tij në këtë banesë që prej vitit 1995 e në vazhdim, si dhe ka shënuar këtë shtëpi si adresë banimi në deklaratat periodike. Sipas saj, subjekti i rivlerësimit nuk përjashtohet nga shkarkimi, kur ai përpiqet të fshehë ose të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, posedim ose në përdorim të tij.

Kolegji konkludon ndryshe nga KPK lidhur me mospasqyrimin në deklaratat periodike dhe në atë veting të një ndërtimi informal mbi një truall me sipërfaqe 16 mijë m2 në fshatin Vaqarr të Tiranës.

Pavarësisht se shumica shprehet se Petku ka pasur detyrimin ligjor të deklarojë ndërtimin informal në deklaratën e pasurisë veting dhe në deklaratat e interesave privatë të viteve 2015 dhe 2016, e ngarkon atë me fshehje vetëm në 2017-ën.

Relatorja Natasha Mulaj në pakicë, sjell në vëmendje përcaktimet e ligjit për “Deklarimin dhe kontrollin e pasurive”, lidhur me mënyrën se si duhet të deklarohen pasuritë. Ashtu si KPK, edhe Mulaj çmon se Petku gjendet në kushtet e fshehjes së kësaj pasurie, si në deklaratën veting, ashtu edhe në ato periodike.

Gjyqtari Fehmi Petku është gjetur në pamundësi financiare edhe për ndërtimin e shtëpisë tjetër të përbërë nga dy kate banimi dhe bodrum, me sipërfaqe 130 m2 në një truall me sipërfaqe 6000 m2, ku gjenden edhe dy objekte të tjera të njëjta. Këtë pronë, Petku e ka deklaruar për herë të parë në vitin 2015, kur ka sqaruar se përbëhej nga një truall me sipërfaqe 6000 m2 dhe tre shtëpi banimi, secila nga dy kate dhe bodrum, me sipërfaqe 130 m2.

Ai ka pretenduar se e ka trashëguar këtë pronë nga i ati dhe ka shpjeguar se burim krijimi, kanë qenë të ardhurat nga shitja e banesës tri kate dhe bodrum për vlerën 520 mijë USD, ish-shoqërisë piramidale Vefa Holding, në vitin 1996. Për shkak se subjekti ka rezultuar të ketë kontribuar për shtëpinë e shitur, Kolegji vëren se ai kishte pasur detyrimin të shpjegonte burimin e banesës tjetër.

Nga analiza financiare e kryer në Kolegj është konkluduar se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të kanë mungesë të burimeve financiare për krijimin e pasurive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *