Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Doli në pension, mbyllet vetingu për Gjinovefa Gabën

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbylli procedurën e vetingut për gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Gjinovefa Gaba dhe gjyqtarin e Kukësit, Granit Qypi për shkak të mbushjes së moshës së pensionit.

Trupa gjyqesore e KPK-se gjate nje seance degjimore. Foto: Arkiv

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën mbylljen e procesit të vetingut për gjyqtaren pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, Gjinovefa Gaba dhe gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, Granit Qypi. Në dy vendimet e publikuara në faqen zyrtare KPK-së thuhet se procesi për dy magjistratët ndërpritet për shkak se të dy kishin mbushur moshën e pensionit, duke lënë kështu detyrën. Sipas KPK-së, vendimi për mbarimin e statusit të magjistratit të gjyqtarit Granit Qypi për shkak të mbushjes së moshës për pension e ka marrë Këshilli i Lartë i Drejtësisë(KLD) më datë 16 tetor 2017. Një muaj pas këtij vendimi, më datë 17 nëntor 2017, KLD ka vendosur mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës për pension edhe për gjyqtaren Gjinovefa Gaba.

KPK arsyeton në të dyja vendimet se me daljen në pension të subjekteve, procesi i rivlerësimit nuk mund të vazhdohej. “Organi publik deklaron të përfunduar procedurën administrative pa një vendim përfundimtar për çështjen, kur objekti për të cilin kishte nisur procedura apo qëllimi i tij është bërë i pamundur,” përfundojnë vendimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *