Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjate nje seance degjimore.
KPK Lajme Vendi

Dorëheqja e prokurores së Shkodrës Marjana Shtjefni, KPK ndërpret rivlerësimin

Prokurorja e Shkodrës Marjana Shtjefni dha dorëheqjen në fund të vitit 2019, ndërsa KPK njoftoi ndërprerjen e procesit të vetingut dhe ndalimin me 15 vjet të përfshirjes në sistemin e drejtësisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjate nje seance degjimore.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë rivlerësimin për prokuroren e Shkodrës Marjana Shtjefni, pasi kjo e fundit kishte kërkuar dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë në dhjetor 2019.

Në vendimin e zbardhur, prej trupë së posaçme për të shqyrtuar dorëheqjet e përbërë nga Pamela Qirko, Etleda Çiftja dhe Lulzim Hamitaj, thuhet se konfirmohej “vullneti i pavesuar i subjektit për dorëheqje”.

Në vendim KPK thotë se ishte vendosur ndërprerja e procesit të rivlerësimit dhe po ashtu vendosur edhe kufizimi për të mos lejuar përfshirjen në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. “Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”, thuhet në vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *