Drejtuesi i Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtunza | Foto - Edmond Hoxhaj/BIRN
Artikull kryesor Lajme Korrupsioni KPK Lajme Vendi

Drejtuesi i Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtrungza, konfirmohet me shumicë votash

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është ndarë në vendimin për të konfirmuar në detyrë kreun e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Artan Shtrungza.

Drejtuesi i Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtunza | Foto – Edmond Hoxhaj/BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konfirmoi në detyrë drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Artan Shtrungza. Vendimi u shpall të enjten nga trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Etleda Çiftja kryesuese, Genta Tafa(Bungo) relatore dhe Pamela Qirko anëtare. Kryesuesja e trupës, Etleda Çiftja tha se vendimi për konfirmimin e prokurorit Shtrungza ishte marrë me shumicë votash.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën, komisioni identifikoi probleme në aspektin profesional, të cilat u pranuan edhe nga vetë prokurori Shtrungza. Relatorja Bungo u shpreh gjatë seancës dëgjimore se prokurori Shtrungza në disa raste kishte vepruar në kundërshtim me ligjin. Shtrungza pohoi gjatë seancës dëgjimore se gabimet kishin ardhur si pasojë e mbingarkesës në punë, pasi në atë periudhë ka qenë i vetëm në prokurorinë e Tropojës.

Artan Shtrungza e ka nisur karrierën e tij në vitin 2004 si Oficer i Policisë Gjyqësore ndërkohë që në vitin 2010 ai është promovuar si prokuror po në të njëjtin rreth gjyqësor. Që nga viti 2012, Shtrungza ka mbajtur për periudha të ndryshme pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Tropojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *