Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Gjyqtari Astrit Faqolli përballet me vetingun

Gjyqtari i gjykatës së Tiranës Astrit Faqolli, njëherazi kandidat për Këshilin e Lartë Gjyqësor, u përball të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjatë një seance të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK | Foto : LSA

Trupi gjykues i KPK-së i përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Genta Tafa Bungo mori në shqyrtim të hënën karrierën e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës Astrit Faqolli, i cili është përzgjedhur si pjesë e listës prioriate të vetingut për shkak të kandidimit të tij në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ai e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si inspektor në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku ka punuar gjatë viteve 2003-2010. Në vitin 2010, Faqolli u emërua gjyqtar në Gjykatën e Durrësit dhe prej vitit 2013 e ushtron detyrën në Gjykatën e Tiranës.

Faqolli ishte prezent në seancën dëgjimore dhe asistohej nga avokati Mirel Mërtiri. Gjatë seancës Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka shqyrtuar të tre kriteret e rivlerësimit, përfshirë pasurinë, kontrollin e figurës dhe profesionalizmin.

Si pjesë e procesit të vlerësimit të pasurisë së gjyqtarit KPK ka administruar raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konflitkit të Interesit, ILDKPKI, sipas të cilit gjyqtari ka bërë deklarim të saktë, ka burime të mjaftueshme, nuk ka fshehje pasurie dhe konflikt interesi.

Ndërkohë KPK ka ndërmarrë një hetim të pavarur administrativ mbi pasurinë e gjyqtarit që është përqendruar në një truall 32 m2 në Librazhd mbi të cilin në vitin 2011 është ndërtuar një bodrum, banesë dhe lolkal dhe një apartament me sipërfaqe 93.4 m2 në Tiranë.

KPK ka konstatuar mospërputhje midis deklaratës veting të gjyqtarit dhe deklaratave vjetore preiodike në ILDKPKI për sa i përket blerjes së apartamentit në Tiranës dhe investimit në truallin prej 32 m2 në Librazhd. Në deklaratën e veting, gjyqtari ka deklaruar se apartamenti në Tiranë është blerë nga të ardhurat ndër vite, ndërsa në deklaratën vjetore të vitit 2006 ka deklaruar se ka marrë një hua 10,000 euro.

Ndaj gjyqtarit në Komisionin e Pavaruar të Kualifikimit janë depozituar 7 ankesa, por përtej indicjeve ato nuk kanë reziltuar të provuara. Ndërkohë që raporti i Drjetorisë së Informacionit të Klasifikuar mbi pastërtinë e figurës e klasifikuar gjyqtarin Astrit Faqolli si të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën si gjyqtar, por raporti i DSIK nuk është pranuar nga KPK, pasi ështe gjetur i pabazuar në prova.

Sipas KPK-së gjyqtari Faqolli ka qenë bashkëpunues gjatë procesit të hetimit administrativ. Vendimi për gjyqtarin Faqolli do të jepet nga KPK me datë 25 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *