Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Gjyqtari Edmond Islamaj dhe prokurori Dritan Prenci konfirmohen në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të enjten në detyrë anëtarin e Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj dhe prokuorin e Krimeve të Rënda Dritan Prenci, pasi kaluan me sukes testin e vetingut.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, duke dalë nga një seanceë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, | Foto nga : LSA

Dy zyrtarët e lartë të sistemit të drejtësisë kaluan me sukeses procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur gjithashtu si procesi i vetingut, pasi hetimi administrativ konstatoi se ato nuk kanë probleme me pasurinë, pastërtinë e figurës dhe sjelljen profesionale.

Edmond Islamaj u bë anëtari i parë i Gjykatës së Lartë që konfirmohet në detyrë, ndërkohë prokurori Dritan Prenci iu bashkua kolegëve Anila Leka dhe Fatjona Memçaj –të tre kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Islamaj është diplomuar si jurist në vitin 1992 dhe ka filluar punë në Gjykatën e Durrësit. Ai ka drejtuar Gjykatën e Sarandës në vitet 1993-1995 dhe atë të Kavajës në vitet 1998-2002. Islamaj ka mbajtur pozicionin e kryeinspektorit të Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe gjyqtar i Apelit të Tiranës, para se të emërohej anëtar i Gjykatës së Lartë në qershor të vitit 2011.

Dritan Prençi e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në rrethin e Tropojës. Ai ka shërbyer për disa vite si prokuror dhe drejtues prokurorie në Tropojë, Kukës dhe Kurbin përpara se të emërohej në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Deri tani Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shqyrtuar 12 subjekte të procesit të rikualifikimit, duke shkarkuar nga detyra 3 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, një gjyqtar të Apelit Durrës dhe një prokurore të Apelit Shkodër.  Kanidatët e rivlerësuar bëjnë pjesë në listën prioritare për shkak të funksionit në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese dhe kandidaturën për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor – dy instiucionev të reja që ngrihen si pjesë e reformës në drejtësi.

Të premten në KPK do të mbahet seanca dëgjimore e vetingut për kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *