Anetaret e Trupes Gjykuese, Xhensila Pine, Suela Zhegu, Olsi Komici, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, per ish-keshilltaren ligjore, Elona Kana, edhe pse ajo kishte dorezuar doreheqjen nga Shkolla e Magjistratues si dhe mungoi ne salle. KPK vendosi te ndërpresë procesin e vetingut per te, duke i hequr te drejten per te mbajtur ndonje pozicion ne sistemin e drejtesise per 15 vitet e ardhshme./r/n/r/nMembers of the Trial Panel, Xhensila Pine, Suela Zhegu, Olsi Komici, during a session of the Independent Qualification Commission, IQC, for former legal adviser Elona Kana, even though she had resigned from the School of the Magistrate and was absent. IQC decided to discontinue her vetting process, stripping Kana of her right to hold a position in the justice system for the next 15 years.
KPK Lajme Vendi

Gjyqtari i Beratit, Kostika Çobanaqi u dorëhoq pasi KPK i kaloi barrën e provës

Në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit thuhet se gjyqtari Kostika Çobanaqi paraqiti dorëhehqjen nga detyra në Këshillin e Lartë Gjyqësor pasi u njoh me rezultatet e hetimit administrativ një vjeçar të kryer në kuadër të procesit të vetingut.

Anëtarët e Trupës Gjykuese, Xhensila Pine, Suela Zhegu, Olsi Komici, gjatë një seance të Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK,

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 14 janar 2021 të ndërpresë procesin e rivlerësimit dhe t’i ndalojë emërimin në të ardhmen në sistemin e drejtësisë gjyqtarit të Beratit Kostika Çobanaqi, pas dorëheqjes së saj nga detyra.

Në vendimin e KPK thuhet se Kostika Çobanaqi u dorëhoq nga detyra pasi ju kalua barra e provës të provonte të kundërtën e gjetjeve të hetimit administrativ.

Procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Çobanaqi ka nisur në nëntor të vitit 2019 dhe nje vit më vonë Komisioni i ka dërguar subjektit të rivlerësimit rezultatet e hetimit administrativ duke i ka kaluar barrën e provës për gjetjet e konstatuara.

Në vendim thuhet se pas afro një muaji, KPK është njoftuar nga gjyqtari Kostika Çobanaqi se ai kishte dhënë dorëheqjen nga detyra pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj dhe se kërkesa e tij është pranuar.

Pasi Komisioni ka konfirmuar se subjekti nuk ka ushtruar ankim ndaj vendimit të KLGj për mbarimin e statusit të magjistratit, e ka thirrur atë për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore, por Çobanaqi ka refuzuar ta ushtrojë këtë të drejtë.

Në përfundim, trupi gjykues i kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe Lulzim Hamitajn anëtar, bazuar në Aneksin e Kushtetutës, ka vendosur më 14 janar të deklarojë të ndërprerë procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Kostika Çobanaqi dhe t’i heqë të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15- vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *