Gjyqtari i gjykatës së Përmetit Dritan Hasani, pas seancës në KPK. Foto:Vladimir Karaj
KPK Vendi

Gjyqtari i Përmetit, Dritan Hasani konfirmohet në detyrë

Gjyqtari Dritan Hasani u vlerësua pozitivisht në të tri kriteret e vetingut, atë të deklarimit të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe për profesionalizmin.

Gjyqtari i gjykatës së Përmetit Dritan Hasani, pas seancës në KPK. Foto:Vladimir Karaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën në mëngjes vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Përmetit Dritan Hasani, i komanduar së fundmi në Gjykatën e Korçës.

Hasani u hetua nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Ai u vlerësua pozitivisht në të tri kriteret e rivlerësimit.

Gjyqtari Hasani ka filluar punë si gjyqtar në vitin 2013 si praktikant në Gjykatën e Tiranës dhe më pas është transferuar në Përmet dhe së fundmi është komanduar në Gjykatën e Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *