Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj, duke hyrë në një seancë të Komisionit te Pavarur te Kualifikimit - i cili ka nisur sot seancën dëgjimore me anëtaren e Gjykates Kushtetuese, Vitore Tusha. | Foto nga : Gent Shkullaku/LSA
KPK Lajme Vendi

Gjyqtari Luan Lusha dorëhiqet pasi thërritet në seancë dëgjimore

Gjyqtari i Kavajës Lual Lusha u ndorëhoq nga detyra pasi u njoh me rezultatet e hetimit dhe u thirr prej Komisionit në seancë dëgjimore.

Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj, duke hyrë në një seancë të Komisionit te Pavarur te Kualifikimit – i cili ka nisur sot seancën dëgjimore me anëtaren e Gjykates Kushtetuese, Vitore Tusha. | Foto nga : Gent Shkullaku/LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 1 shtator 2021 të ndëpresë vetingun për gjyqtarin e Kavajës Luan Lusha, si dhe t’i ndalojë rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme, për shkak të dorëhqjes së tij nga detyra.

Në vendimin e arsyetuar të Komisionit sqarohet se procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Lusha ka filluar më 19 dhjetor 2019. Në vendim pasqyrohen raportet e institucioneve ndihmëse, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI; Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj.

Sipas ILDKPKI, deklarimi i Lushës nuk ka qenë i saktë dhe në përputhje me ligjin; nuk ka pasur burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë; ka kryer fshehje të pasurisë; ka kryer deklarim të rremë; si dhe është gjendur në situatën e konfliktit të interesave.

DSIK nuk ka gjetur probleme për figurën duke konstatuar përshtatshmërinë e Lushës për vazhdimin e detyrës, ndërkohë që Komisioni nuk pasqyron konkluzionet e KLGJ-së për profesionalizmin.

Më 20 maj 2021 KPK ka përfunduar hetimin administrativ kryesisht dhe i ka dorëzuar subjektit rezultatet. Lusha ka njoftuar se është njohur me rezultatet e hetimit dhe ka kërkuar më shumë kohë për të paraqitur qëndrimin e tij duke pretenduar se ishte përkeqësuar nga gjendja shëndetësore pas kalimit të COVID-19.

Ai ka shpjeguar se mejekët e kishin rekomanduar që të punonte në mënyrë të reduktuar dhe ka dorëzuar në Komision raport mjekësor për paaftësi të përkohshme.

Në vendim thuhet se KPK ka kryer verifikime lidhur me këto pretendime duke pyetur institucionet përkatëse si dhe duke thirrur në cilësinë e dëshmitarit një mjeke të qendrës shëndetësore Kavajë. Mjekja ka konfirmuar se Lusha kishte kryer testin e shpejtë dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Referuar sistemit të menaxhimit të çështjeve gjyqësore, Komisioni konstatoi se edhe pse subjekti ka paraqitur raporte mjekësorë për shkak të gjendjes shëndetësore, si dhe rekomandimit nga mjeku se duhet të punonte me kohë të reduktuar, ai ka vijuar ushtrimin e detyrës si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë në shumë vendimmarrje përgjatë periudhës së raportit mjekësor”, Kontsaton KPK.

Pasi Komisioni ka shtyrë sërish afatin për disa ditë, që sipas subjektit nuk ka qenë i mjaftueshëm – më 14 qershor është vendosur kalimi i çështjes në seancë dëgjimore dhe është ftuar subjekti të njihet me rezultatet dhe të dëgjohet.

Më pas, Komisioni është informuar nga gjyqtari Luan Lusha se ai ka paraqitur pranë KLGJ-së kërkesën për dorëheqje. Në vijim, ai ka kërkuar edhe nëprerjen e procesit të rivlerësimit.

Kur trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Genta Tafa(Bungo), me relatore Alma Faskajn dhe anëtar Lulzim Hamitajn, është njohur me vendimin e KLGJ-së për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për Lushën, si dhe faktin se ky i fundit nuk ka kryer ankim, ka vendosur që të ndëpresë procesin e rivlerësimit kalimtar për gjyqtarin Luan Lusha. Gjithashtu është vendosur dalimi i emërimit të tij si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *