Gjyqtarja Alma Ahmeti konfirmohet në detyrë

Lajme
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të hënën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Kukësit Alma Ahmeti.

Seanca për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit Alma Ahmeti në Tiranë më 15 shkurt 2021. Foto: BIRN

Ahmeti ka filluar karrierën në vitin 2009 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ajo është transferuar në vitin 2010 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës. Në vitin 2016 ajo është emëruar ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë.

Ajo disponon një pasuri familjare modeste dhe nga hetimi administrativ i KPK-së nuk u vërejtën probleme as për pasurinë dhe as për pastërtinë e figurës apo aftësive profesionale.

Trupa gjykuese përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Etleda Çiftja anëtare. Subjekti i rivlerësimit u përfaqësua në proces nga avokatja Romina Zano.

Lexo më shumë:

Seancë pa telashe në KPK për gjyqtaren Alma Ahmeti

Skeda e pasurisë së deklaruar – Alma Ahmeti – Gjykata e Rrethit Kukës

Gjergj Erebara
Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.