Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Gjyqtarja Alma Brati kofirmohet në detyrë

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit konfirmoi të enjten në detyrë gjyqtaren e gjykatës së Tiranës Alma Brati, njëkohësisht kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Seanca e KPK-së ku u lexua vendimi për gjyqtaren Alma Brati | Foto nga : Aleksandra Bogdani

Trupa gjyqësore e përbërë Pamela Qirko, Genta Tafa Bungo dhe Lulzim Hamitaj konstatoi se pas procesit të rivlerësimit gjyqtarja Brati përmbush kriteret për të vazhduar karrierën në sistemit gjyqësor.

Gjyqtarja Brati iu nënshtrua procesit të vetingut për të tre kriteret e rivlerësimit, pasi u përfshi në listën prioritare për shkak të kandidimit të saj në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në seancën dëgjimore të mërkurën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi disa parregullsi gjatë procesit të rivlerësimit, por këto parregullsi nuk kanë kirjuar dyshime për fshehje pasurie.

Hetimi administrativ i KPK-së për pasurinë e Bratit përfshiu një apartament 101 metra katrorë në Tiranë, me vlerë 80 mijë euro dhe me burim një kredi prej 50 mijë eurosh si dhe një hua e marrë nga tezja e subjektit prej 25 mijë eurosh. E ndërsa gjyqtarja vazhdon të shlyejë kredinë, sipas deklaratës së saj “veting” huaja është likujduar përmes 1.8 milionë lekësh që gjyqtares ia ka dhuruar nëna si dhe kursimeve të saj.

Hetimit administrative iu nënshtruan gjithashtu një shtëpi në Durrës, ku subjekti kishte si pjesë takuese ¼,  një automjet “Mazda” me vlerë 15 900 euro-i blerë 40 për qind me pagesë direkte dhe 60 % me kredi si dhe pagesat e kryera nga ish-bashkëshorti si detyrim ushqimor ndaj fëmijëve.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori në shqyrtim edhe pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale të gjyqtares Brati, e cila rezultoi e përshtatshme nga DSIK dhe me mangësi të karakterit formal, që nuk cënojnë aftësitë profesionale të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *