Gjyqtarja Arta Duka pas konfirmimit nga KPK | Foto Edmond Hoxhaj
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Vendi

Gjyqtarja Arta Duka kalon me sukses vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë  gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Arta Duka.

Gjyqtarja Arta Duka pas konfirmimit nga KPK | Foto Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së gjykatës së Fierit, Arta Duka, e cila punon aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit të Korçës.

Gjatë seancës dëgjimore të martën, Duka mori vlerësime pozitive për të tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.

Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut për gjyqtaren Duka kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtar Olsi Komicin.

Arta Duka ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2011, Duka është transferuar në gjykatën e Fierit, ku e ka kryer këtë funksion për afro një dekadë. Së fundmi, ajo ka aplikuar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’u promovuar si gjyqtare e Apelit, ndërsa punon aktualisht si e komanduar pranë Apelit Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *