Gjyqtarja Besjana Garxenaj në seancën e shpalljes së vendimit në KPK
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Vendi

Gjyqtarja Besjana Garxenaj kalon shkallën e parë të vetingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Durrësit, Besjana Garxenaj.

Gjyqtarja Besjana Garxenaj në seancën e shpalljes së vendimit në KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Besjana Garxenaj.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Garxenaj u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Pamela Qirko.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të martën më 20 prill, u evidentua mungesë burimesh për blerjen e disa makinave dhe kryerjen e shpenzimeve  para fillimit të detyrës si gjyqtare. Mungesë burimesh u konstatuan edhe për krijimin e një gjendje cash.

Garxenaj i kundërshtoi gjetjet për balancat negative dhe këmbënguli se kishte dirëzuar prova të mjaftueshme që vërtetonin burimin e ligjshëm të krijimin të këtyre pasurive.

Ajo kundërshtoi si të pabazuar edhe një prej raporteve të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK që ngrinte dyshime për veprime të kundërligjigjshme në shqyrtimin e dy çështjeve gjatë kryerjes së stazhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *