Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Gjyqtarja e Apelit Nertina Kosova drejt konfirmimit në detyrë

Gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda Nertina Kosova, njëherazi kandidate për KLGJ, pritet të konfirmohet në detyrë pasi hetimi administrativ i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk ka konstatuar probleme për sa i përket tre kritereve të rivlerësimit.

Seanca e KPK-së për gjyqtaren Nertina Kosova | Foto: BIRN

Komisionin i Pavarur të Kualifikimit, i cili drejtohej në këtë proces nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Olsi Komici, mbajti të martën seancën dëgjimore për gjyqtaren Nertina Kosova, e cila është përzgjedhur si pjesë e listës prioritare për shkak të kandidimit për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Kosova është emëruar si anëtare e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në korrik 2014. Më parë, ajo ka punuar si gjyqtare në gjykatën e shkallës së parë për Krime të Rënda si dhe një kohë të shkurtër në Gjykatën e Elbasanit.

Kosova i është nënshtruar procesit të vetingut për të trija kriteret e rivlerësimit, ku përfshihet pasuria, intergriteti i figurës dhe profesionalizmi.

Si pjesë hetimit administrativ të pavaruar KPK ka administruar raportin e ILDKPKI-së mbi pasurinë i gjytares, i cili ka konstatuar se ajo ka bërë deklarim të saktë, nuk ka fshehje pasurie, ka burime të mjaftueshme financiare dhe nuk ka konflikt interesi.

Gjatë hetimit administrativ të pasurisë KPK është ndalur tek mbulimi me burime financiare nga ana e gjyqtares për blerjen e një apartamenti me vlerë 6 milionë lekë me anë të një kredie bankare me vlerë 5 milionë lekë në vitin 2006. Gjyqtarja Kosova ka arritur të provoje më anë të dokumentimit të transaksioneve që diferenca prej 1 milionë lekësh është mbuluar nga të kursimet e saj dhe të prindërve, me të cilët jetojnte gjatë asaj periudhe. Sipas KPK-së gjyqtarja Kosova ka aktualisht 1.7 millionë në likuditete bankare dhe 1.25 milionë lekë në cash.

Për sa i përket integritetit të figurës, DSIK ka konfirmuar ‘përshtatshmërinë’ për të vazhduar detyrën për gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda, ndërsa për profesionalizmin raporti i KLD-së ka paraqitur vetëm disa mangësi formale në vlerësim që nuk cënojnë vlerësimin pozitiv për aftësinë e profesionale.

Në përfundim të seancës gjyqtarja Kosova i ka kërkuar trupës gjykuese konfirmin në detyrë. Vendimi i KPK-së do të jepet të mërkurën me 18 korrik në orën 10:00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *