Gjyqtarja e Beratit Rudina Palloj pas shpalljes së vendimit. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Vendi

Gjyqtarja e Beratit Rudina Palloj u konfirmua në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën vendimin e konfirmimit në detyrë për gjyqtaren Rudina Palloj pasi rivlerësimi në të tri kriteret e gjeti atë pa probleme.

Gjyqtarja e Gjykatës së Beratit, Rudina Palloj pati një seancë të lehtë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Siç doli gjatë relatimit Pallojit nuk i ishte kaluar barrë prove në asnjë prej kritereve, por i ishin kërkuar shpjegime pas disa denoncimeve në kriterin e profesionalizmit.

Procesi i saj i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Lulzim Hamitaj anëtar dhe Valbona Sanxhaktari relatore.

Rudina Palloj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Prej vitit 2014, ajo e ushtron funksionin si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Berat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *