Gjyqtarja Irena Plaku
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Vendi

Gjyqtarja e Tiranës, Irena Plaku konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Irena Plaku.

Gjyqtarja Irena Plaku

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Irena Plaku. Gjatë seancës dëgjimore të hënën më 21 qershor, gjyqtarja Plaku u përball me barrë prove mbi burimin e ligjshëm të të ardhurave të familjes së prindërve, të cilëve u kishte marrë 15 mijë euro hua për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Plaku e cilësoi hetimin e KPK korrekt dhe objektiv, por theksoi se kishte paraqitur sqarime të plota dhe dokumente shtesë për të ardhurat e familjes.

Procesi i rivlerësimit për gjyqtaren Irena Plaku u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relatore Alma Faskajn dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

Irena Plaku përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u emërua si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Prej vitit 2015, Plaku e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *