Gjyqtarja Irida Kacerja pas vendimit të KPK-së. Foto: Vladimir Karaj.
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

Gjyqtarja Irida Kacerja kalon vetingun, por referohet për inspektim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta referojë gjyqtaren e Gjykatës së Shkodrës, Irida Kacerja për inspektim, pavarësisht provave se disa nga denoncimet ishin të falsifikuara.

Gjyqtarja Irida Kacerja pas vendimit të KPK-së. Foto: Vladimir Karaj.

Gjyqtarja Irida Kacerja e Gjykatës së Shkodrës u konfirmua në detyrë të martën, ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta dërgojë atë për inspektim lidhur me disa çështje gjyqësore.

Vendimi u shpall nga trupa e drejtuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Genta Tafa Bungo.

Gjatë seancës dëgjimore, gjetjet e KPK-së ishin pozitive për pastërtinë e figurës dhe pasurinë e subjektit. Ndërkohë, për kriterin e tretë, KPK ngriti pretendime serioze mbi profesionalizmin dhe etikën e gjyqtares, kryesisht të bazuara në një seri denoncimesh të ardhura në Komision për çështje të shqyrtuara nga subjekti dhe një raport inspektimi paraprak të bërë nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Sipas relatores Etleda Çiftja denoncimet kishin ardhur në KPK nga qytetarë të ndryshëm, një grup gjyqtarësh të Gjykatës së Shkodrës dhe në një rast nga një ish-inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili kishte përpiluar raportin paraprak ndaj subjektit në vitin 2011.

Por siç doli nga debati në seancë dëgjimore, të paktën dy nga denoncimet e përmendura nga KPK kundër gjyqtares Kacerja rezultojnë të jenë të ‘falsifikuara’, pasi në një rast denoncuesi kishte ndërruar jetë përpara se ta dërgonte denoncimin, ndërsa ish-inspektori i Këshillit të Lartë të Drejtësië mohoi ta kishte dërguar denoncimin, nëpërmjet një deklarate të paraqitur nga subjekti në seancë.

“Këto denoncime kanë përmbajtje abuzive dhe kriminale,” tha gjyqtarja Kacerja. “Qëllimi ka qenë shpifja shtoi ajo.

Kacerja e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga viti 2012 derin e vitin 2015, Kacerja ka punuar si këshiltare ligjore në Gjykatën e Lartë, ndërsa pas vitit 2015 është rikthyer në Gjykatën e Shkodrës. Subjekti i rivlerësimit është kandidate për Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *