Trupa e KPK-së duke shpallur vendimin për Klorinda Çelën. Foto: Edmond Hoxhaj.
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

Gjyqtarja Klorinda Çela shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Klorinda Çela për problemet e konstatuara në kriterin e pasurisë. 

Trupa e KPK-së duke shpallur vendimin për Klorinda Çelën. Foto: Edmond Hoxhaj.

Gjyqtarja e Tiranës, Klorinda Çela nuk u paraqit në seancën e shpalljes së vendimit të enjten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur u njoftua shkarkimi i saj nga detyra. Çela nuk ishte e pranishme as në seancën dëgjimore të zhvilluar të hënën më 25 tetor, ndërsa paraqiti raport mjekësor për seancën e caktuar për tu zhvilluar më 22 tetor që për rrjedhojë u shty.

Në seancën dëgjimore kur u relatuan rezultetet e hetimit administrativ për këtë subjekt rivlerësimi, u ngritën dyshime se gjyqtarja Çela kishte fshehur disa pasuri, si dhe u konstatuan balanca negative në vlerën totale 55 milionë lekë.

Procesi i rivlerësimit për Çelën u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Etleda Çiftjan.

Klorinda Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit. Prej vitit 2013, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2014, ministri i Drejtësisë së kohës kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Klorinda Çela dhe bashkëshortit të saj, Ken Dhima për shkak të problemeve me pasurinë –por kërkesa u rrëzua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *