Gjyqtarja Lindita Sinanaj e Gjykatës Administrative të Apelit para seancës në KPK. Foto: LSA
KPK Lajme Vendi

Gjyqtarja Lindita Sinanaj ngel në veting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Apelit Administrativ, Lindita Sinanaj.

Gjyqtarja Lindita Sinanaj e Gjykatës Administrative të Apelit para seancës në KPK. Foto: LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Apelit Administrativ, Lindita Sinanaj. Gjyqtarja nuk qe e pranishme në seancë.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të martën më 6 korrik, Komisioni e vuri theksin në problemet e evdentuara në kriterin e pasurisë si dhe bilancit negative në shumën totale 10.7 milionë lekë. Sinanaj i kundërshtoi gjetjet dhe pretendoi se provat e saj i përmbysnin ato.

Në seancë nuk u relatuan probleme me figurën dhe profesionalizmin, ndërsa u tha pa u specifikuar se Sinanaj ishte pyetur për 3 nga 22 denoncimet e dorëzuara në adresë të saj.

Trupi gjykues që kreu procesin e vetingut për Sinanajn kryesohej nga Pamela Qirko, relator Suela Zhegun dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

Lindita Sinanaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Prej vitit 2013, Sinanaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *