Gjyqtarja Migena Laska pas vendimit të Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Foto:Vladimir Karaj
KPK Lajme Vendi

Gjyqtarja Migena Laska konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Migena Laskën,  gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës. Laska iu nënshtrua rivlerësimit dhe rezultoi pa problem në të tre kriteret.

Gjyqtarja Migena Laska pas vendimit të Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Foto:Vladimir Karaj

Gjyqtarja Migena Laska e Gjykatës së Tiranës u konfirmua të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun, njoftoi se Laska ishte konfirmuar pas rivlerësimit në të tre kriteret e vetingut.

Të martën gjatë seancës dëgjimore, Komisioni e vlerësoi pozitivisht gjyqtaren Migena Laska për kriterin e figurës dhe profesionalizmit, ndërkohë që ajo u pyet për shitjen e një apartamenti dhe kursimet cash për një vit të deklarimit.

Nga analiza financiare e përgjithshme e kryer nga Komisioni gjyqtarja rezultoi me balancë negative në shumën totale 327 mijë lekë. Bekteshi tha se balanca negative është e shpërndarë në tre vite dhe se është kundërshtuar nga subjekti, e cila ka pretenduar se ka pasur më pak shpenzime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *