Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Valbona Vata pas shpalljes së vendimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Vendi

Gjyqtarja Valbona Vata kalon me sukses vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit të Shkodrës, Valbona Vata pas procesit të vetingut për të tre kriteret e rivlerësimit.

Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Valbona Vata pas shpalljes së vendimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Valbona Vata e kaloi me sukses sprovën e vetingut dhe u konfirmua në detyrë. Vendimi u shpall mëngjesin e së mërkurës nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Valbona Sanxhaktari.

Valbona Vata ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe është emëruar fillimisht në Gjykatën e Korçës. Në vitin 2003, Vata e ka ushtruar funksionin në Gjykatën e Rrethit Shkodër, ndërsa në vitin 2007 është emëruar kryeinspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Vata punon si gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Shkodrës prej vitit 2012.

Gjatë seancës dëgjimore, Komisioni evidentoi pamundësi financiare prej 389 mijë lekësh për shlyerjen e këstit të parë të një apartamenti të porositur në Tiranë në vitin 2010.

Gjyqtarja Valbona Vata shpjegoi gjatë seancës dëgjimore se ajo kishte jetuar së bashku me familjen e origjinës dhe se llogaria kishte qenë e përbashkët. Ajo kërkoi që analiza financiare të kryhej edhe bazuar në të ardhurat e krijuara nga prindërit dhe motra e saj dhe këmbënguli se kishte pasur burime të mjafuteshme për pagesën e këstit të parë.

Komisioni hetoi edhe pasuritë e bashkëshortit të subjektit, të cilat rezultuan pa probleme. Gjyqtarja Vata mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, ndërsa në kriterin e figurës u evidentuan disa vonesa në zbardhjen e vendimeve gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *