Ish-kryetarja e Gjykates se Apelit Vlore, Alma Licaj. Foto: LSA
KPA Lajme Vendi

Kolegji i Apelimit shkarkon gjyqtaren Alma Liçaj

KPA ka mbajtur në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të ish-kryetares së Gjykatës së Apelit Vlorë.

Kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj, duke hyrë në nj seancë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, ” Foto : LSA

Trupa e Kolegji të Posaccëm të Apelimit e përbërë nga Luan Daci kryesues, Natasha Mulaj relatore, si dhe Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtar, vendosi të hënën lënien në fuqi ë vendimit nr. 78, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alma Liçaj.

Alma Liçaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Përreth një dekade, Liçaj ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ndërsa në vitin 2009 u komandua si kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës, detyrë në të cilën u emërua më pas.

Procesi i vetingut për kryetaren e Gjykatës së Apelit të Vlorës përfshiu vetëm kriterin e pasurisë, ndërsa KPK rrëzoi një kërkesë të saj për vlerësimin e dy kritereve të tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit.

Kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj u akuzua nga KPK për fshehje dhe mungesë burimesh financiare për pasurinë e saj që përbëhet nga një shtëpi dhe 5 apartamente në Vlorë dhe Tiranë.

Vendimi i KPA-së i jep përfundimisht fund karrierës së saj në sistemin e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *