Kolegji shkarkon përfundimisht prokurorin Adriatik Cama

Kolegji i Posaçëm i Apelimit Lajme
Kolegji i Apelimi la në fuqi vendimin e Komisioni të Pavarur të kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit Adriatik Cama.

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama, gjatë një seance të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA

Trupa gjykuese e udhëhequr nga Ardian Hajdari, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo, vendosi unanimisht të hënën në dhomë këshillimi lënin në fuqi të vendimin nr.35 të KPK, për shkarkimin nga detyra të prokurorit, Adriatik Cama.

Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, iu nënshtruar vetingut me përparësi, pasi ishte njëri prej kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Para se të emërohej prokuror i Prokurorisë së Tiranës në vitin 2010, ai ka punuar në Tepelenë dhe në Lushnje.

Cama u shkarkuar në 12 korrik nga KPK, pasi hetimi administrativ zbuloi probleme me pasurinë dhe akuza për korrupsion.

Akuzat për korrupsion lidheshin me një rast të dyshuar mitmarrje në vitin 2005 në Lushnje. Cama sëbashku me një prokuror tjetër dyshohet se kanë marrë ryshfet nga familjarët e një qytetari të dyshuar për kontrabandë.

Sipas dosjes, Cama, në rolin e drejtuesit të prokurorisë, fillimisht ka zëvendësuar prokuroren që kishte në shqyrtim dosjen duke ia kaluar çështjen prokurorit tjetër, i cili ka pushuar hetimet me arsyetimin “fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale”.

Cama e ka firmosur vendimin në rolin e drejtuesit të prokurorisë së Lushnjes. KPK zbuloi gjithashtu se vendimi për zëvendësimin e prokurores “nuk ishte i bazuar” dhe se edhe Prokuroria e Përgjithshme e kishte konsideruar vendimin e pushimit “të pambështetur në ligj dhe në prova”.

Cama e kundërshtoi konkluzionin e KPK duke kërkuar thirrje dëshmitarësh, por KPK e rrëzoi këtë kërkesë.

Adriatik Cama është prokurori i katërt për të cilin Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar përfundimisht shkarkimin nga detyra. Listën e të prokurorëve jashtë sistemit të drejtësisë e udhëheq ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, i ndjekur nga Besa Nikëhasani dhe Gentian Trenova.