Kolegji i Posaçëm i Apelimit | Foto : B. Likmeta
Kolegji i Posaçëm i Apelimit Lajme

Kolegji shlyen mëkatin e KPK-së, shkarkon gjyqtarin Artur Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit përmbysi të enjten vendimin e KPK-së duke i dhënë fund karrierës së gjyqtarit Artur Malaj, njëherazi kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Gjyqtari i Gjykatës Administrive e Apelit, Artur Malaj duke dalë nga seanca dëgjimore e Komisionit të Pavarur te Kualifikimit, KPK, në Tiranë më 31 korrik 2018. Foto: LSA

Trupa gjykuese e KPA-së e përbërë nga Rezarta Shchuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, si dhe Luan Daci, Ardian Hajdari dhe Ina Rama anëtarë, shpalli të enjten mbasdite vendimin për ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Artur Malaj.

Pjesë përbërëse e kësaj trupe më parë ishte shortuar dhe kryetarja e KPA-së Natasha Mulaj, por kjo e fundit dha dorëheqjen nga ankimi pasi BIRN zbuloi se subjekti gjykoi një çështje në favor të familjarëve të saj në Gjykatën Administrative të Apelit, duke ngritur shqetësime për konflikt interesi.

Shkarkimi i gjyqtarit Artur Malaj nga detyra erdhi për kriterin e pasurisë. Gjatë seancës së shpalljes së vendimit, kryesuesja e trupës gjykuese, Rezarta Schuetz shpjegoi arsyetimin e Kolegjit për dy nga shkaqet e ankimit, pasurinë apartament në Tiranë dhe burimin e ligjshëm të likuiditeteve bankare të krijuara nga subjekti dhe personat e lidhur.

“Subjekti ka mungesë burimesh të ligjshme për pagesën e këstit të parë të apartamentit me sipërfaqe 106 m2 në Tiranë në vlerë 15,130 euro,” deklaroi kryesuesja, duke nënvijëzuar se Kolegji e kishte klasifikuar si deklarim të pamjaftueshëm.

Gjithashtu, Schuetz u shpreh se subjekti dhe personat e lidhur  kanë pasur mungesë burimesh të ligjshme për vitet 2005,2008,2009 shë 2011, duke bërë deklarim të pamjaftueshëm

Gjyqtari Artur Malaj u konfirmua në detyrë më 3 gusht 2018 nga trupa gjykuese e KPK-së e drejtuar nga Genta Tafa Bungo, realtore Suela Zhegu dhe Pamela Qirko anëtare.

Malaj, 50 vjeç, ka një karrierë të gjatë si gjyqtar dhe më pas kryetar i Gjykatës së Vlorës. Në vitin 2013 ai është emëruar nga ish-Presidenti Bujar Nishani gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit. Malaj u përfshi në listën prioritare të rivlerësimit pasi kandidoi për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *