Kryetari i Gjykates se Apelit Alaudin Malaj | Foto nga : LSA
KPA Lajme Vendi

Kolegji shtyn seancën ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë

Seanca ndaj gjyqtarit Alaudin Malaj u shty për shkak se subjekti ishte i sërmurë dhe kishte sipas mjekut nevojë për 5 ditë pushim.

Ish-Kryetari i Gjykates se Apelit Tiranë Alaudin Malaj | Foto nga : LSA

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, e cila ka marrë në shqyrtim ankimin e gjyqtarit Alaudin Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që pranoi dorëheqjen e tij nga detyra dhe e dëboi nga sistemi i drejtësisë, u mblodh të martën në mëngjes dhe vendosi ta shtyjë seancën gjyqësore.

Kryesuesja Rezarta Schuetz theksoi pa hapjes së seancës se 1 ditë më parë subjekti i rivlerësimit kishte paraqitur raport mjekësor në Kolegj dhe seanca e radhës do të mbahet me 17 shkurt në orën 13:00.

Malaj dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë në verën e vitit të kaluar. Më 15 shtator, kërkesa e tij për dorëheqje u pranua dhe trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Roland Ilian dhe Suela Zhegun anëtare vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe përjashtimin e Alaudin Malajt për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë.

Alaudin Malaj ka një karrierë të gjatë prej gati tre dekadash në sistemin e drejtësisë dhe para se të dorëhiqej mbante pozicionin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë. Me një pasuri të deklaruar prej 1.7 milionë euro ai konsiderohej si një nga gjyqtarët më të pasur në vend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *