Anetaret e trupes gjykuese te KPA, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Como, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, gjate nje seance te Kolegjit te Posacem te Apelimit, KPA | Foto : LSA
Korrupsioni KPA Lajme Vendi

Komisioneri Publik ndryshon kërkesën për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha

Komisioneri Publik, Darjel Sina vlerësoi se KPK duhet të urdhërohet ta klasifikojë të papërfunduar procesin e rivlerësimit për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, i dënuar për veprën penale të korrupsionit.

Anetaret e trupes gjykuese te KPA, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Como, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, gjate nje seance te Kolegjit te Posacem te Apelimit, KPA | Foto : LSA

Komisioneri Publik, Darjel Sina parashtroi të hënën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA shkaqet e ankimit të ushtruar kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-gjyqtarin e Tiranës, Ibrahim Hoxha, lidhur me deklarimin e përfundimit të procesit pa një vendim përfundimtar. Hoxha nuk ishte i pranishëm në seancë megjithëse kishte konfirmuar marrijen dijeni.

Në nëntor 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dha fund procesit të vetingut për Hoxhën nën argumentin se ai është sakaq i shkarkuar nga detyra. Sipas vendimit të KPK-së, shkarkimi i tij nga detyra sjell edhe “mbarimin e statusit të magjistarit”.

Ish-gjyqtari i Tiranës Ibrahim Hoxha u arrestua në vitin 2016 nën akuzën se mori 600 mijë lekë ryshfet nga një palë në një proces civil, të cilin policia e zbuloi përmes hetimeve me përgjim. Ai u dënua me dy vjet burgim në dhjetor të atij viti dhe u shpall i shkarkuar nga detyra për këtë arsye nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Përveç burgut, Hoxha u dënua me heqjen e së drejtës për të kryer funksione publike për tre vjet.

Komisioneri Publik, Darjel Sina e ankimoi vendimin e KPK-së duke argumentuar se kur u ndryshua Kushtetuta për të krijuar procesin e vetingut, parashikoi vetëm dy rrethana të mbarimit të statusit të magjistratit, atë të ngeljes në veting dhe si pasojë e dorëheqjes. Sina e cilësoi vendimin për ndërprerje të procesit të rivlerësimit për Hoxhën pa vendim përfundimtar për shkak të shkarkimit të tij nga detyra, si një rrethanë të parashikuar nga Kushtetuta.

Ai kërkoi ndryshimin e vendimit të KPK për këtë pikë dhe kërkoi që të deklarohet ndëprerja e procesit të rivlerësimit për Hoxhën për shkak të humbjes së statusit së magjistratit, pasi është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi si dhe që Kolegji të orientojë KPK për zgjidhjen e çështjeve të ngjashme.

Gjatë seancës së të hënës për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, Komisioneri Sina paraqiti qëndrim të ndryshëm nga ato të ankimit dhe të parashtrimeve për Mirin. Ai kërkoi që të prishet vendimi i KPK-së për Hoxhën dhe të urdhërohet Komisioni që të klasifikojë të papërfunduar procesin e rivlerësimit për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha.

Pasi KPA u tërhoq dhe i drejtori disa pyetje lidhur me ndryshimin e qëndrimit të paraqitur në ankim, Sina shpjegoi se institucionet e vetingut e ushtrojnë aktivitetin e tyre në legjislacion të ndryshëm nga institucionet krijuara për vlerësimin dhe qeverisjen e sistemit të drejtësisë.

Sina argumentoi se nëse Hoxha do të fitonte pafajësi në vitet e mëvonshme në Gjykatën e Lartë, atëherë vendimi i ish-KLD-së për përfundimin e statusit të magjistratit për shkak të dënimit të tij me vendim penal të formës së prerë do të kthehej nul. “Nëse bie fakti penal atëherë ai mund t’i kthehet fitimit të statusit”, tha Sina.

Lidhur me pyetjen se cili ishte interesi publik në këtë ankim, Sina u përgjigj se në çdo rast kërkohet që për subjektet e rivlerësimit të ketë një vendim përfundimtar.

Në përfundim, Kolegji vendosi shtyrjen e seancës më datë 13 tetor, ora 10:00, për t’i dhënë mundësi ish-gjyqtarit Hoxha për t’u njohur me parashtrimet e Komisonerit Publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *