Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Asim Vokshi gjatë seancës dëgjimore në KPK. Foto: LSA
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit, Asim Vokshi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Asim Vokshi, ndërsa një vendim i rrëzuar i tij u referua për t’iu shënuar në dosjen profesionale.

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Asim Vokshi gjatë seancës dëgjimore në KPK. Foto: LSA

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Asim Vokshi u konfirmua në detyrë të premten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sipas vendimit të shpallur nga kryesuesja Genta Tafa Bungo, gjyqtarit Vokshi duhet t’i referohet në dosjen e tij të vlerësimit profesional një vendim i kthyer nga Gjykata e Apelit.

Asim Vokshi ka mbaruar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe ka filluar të punojë si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2016 u emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa është angazhuar edhe në mësimdhënie si lektor në fakultetin e Drejtësisë dhe në Shkollën e Magjistraturës.

Gjyqtari Vokshi u hetua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për të tre kriteret e rivlerësimit. Në seancën dëgjimore u bë me dije se atij i kishte kaluar barra e provës për të dokumentuar të ardhurat e prindërve pas përfitimit përmes dhurimit të një apartamenti 44 m2 me vlerë prej 21.350 euro.

Vokshi rezultoi pa probleme në kriterin e figurës, ndërsa pati një përballje me vëzhguesin ndërkombëtar Theo Jacobs mbi një denocnim për një vendim që ishte prishur në Apel.

Gjyqtari mbajti qëndrim se provat e sjella prej tij kishin provuar pasurinë e prindërve, megjithë vështirësinë për të gjetur dokumente. Ai po ashtu pretendoi se edhe pse Apeli kishte prishur vendimin e tij, ai kishte të njëjtën bindje të brendshme rreth çështjes për të cilën u denoncua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *