Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Konfirmohet në detyrë kryetarja e Gjykatës së Krujës

Komisioni i Pavarur i Kualfikimit vendosi konfirmimin në detyrë tw gjyqtares dhe njëherazi kryetares së Gjykatës së Krujës Alma Kolgjoka.

Gjatë seancës dëgjimore për Kryetaren e Gjykatës së Krujës Alma Kolgjoka

Komisioni i Pavarur i Kualfikimit njoftoi të hëhën konfirmimin në detyrë tw gjyqtares dhe njëherazi kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, Alma Kolgjoka. Trupa gjykuese e përbërë nga Suela  Zhegu kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Valbona Sanxhaktari anëtare, kryen hetim administrativ për gjyqtaren Kolgjoka nw të tre kriteret; të pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin.

Sipas KPK-së, gjyqtarja Kolgjoka kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, nuk kishte kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurisë, nuk kishte konflikt interesi dhe kishte burime të mjaftueshme dhe të ligjshme financiare nga paga e saj he e bashkëshotit.

Ajo u vlerësua si e përshtatshme për vazhdimin  detyrës edhe lidhur me kriterin e pastërtisë së figurës, pasi  Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar nuk kishte konstatuar kontakte me persona me lidhje me krimin e organizuar.

Për aspektin profesional, KPK analizoi raportin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, KLD, i bazuar në verifikimin e tetë dosjeve, tre të zgjedhura nga vetë gjyqtarja Kolgjoka dhe pesë të tjera të përzgjedhura me short. Nga verifikimi i këtyre dosjeve KPK konstatoi se gjyqtarja ka respektuar afatet e gjykimit dhe të drejtat e palëve. Gjithashtu u konstatua se edhe vendimet e ndërmjetme janë të pasqyruara të plota. Lidhur me pozicionin e saj si kryetare, KPK vlerësoi se gjyqtarja Kolgjoka ka aftësi organizative dhe drejtuese.

Në përfundim të seancës dëgjimore të zhvilluar të premten, më datë 14 dhjetor 2018, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs i sugjeroi gjyqtares Kolgjoka, që në cilësinë e drejtueses të merrte masa lidhur me numrin madh të çështjeve të zvarritura në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *