Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Konfirmohet në detyrë prokurori Arben Kraja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit(KPK) vendosi të konfirmojë në detyrë prokurorin pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja.  Ai u vlerësua në të tre kriteret.

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja në nisje të seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit(KPK) vendosi të konfirmojë në detyrë prokurorin pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja. Trupa gjykuese e e KPK-së, e përbërë nga Roland Ilia si kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Etleda Çiftja anëtare i komunikoi të hënën Krajës vendimin.

Arben Kraja, prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme u ballafaqua të enjten, më datë 13 dhjetor 2018, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, që kreu hetim administrativ të bazuar në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të deklarimit t pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aspektit pofesional.

Komisioni vlerësoi se prokurori Arben Kraja kishte burime financiare të mjaftueshm dhe të ligjshme për pronat që disponon. Gjithashtu është konstatuar se nuk kishte kryer deklarime të rreme apo fshehje të pasurisë dhe se nuk kishte konflikt interesi.

Kraja u vlerësua i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës dhe nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, pasi nuk rezultoi të kishte pasur kontakte me persona me lidhje me krimin e organizuar.

Dhe për kriterin e e aftësive profesionale prokurori Arben Kraja mori notë pozitive , bazuar në vlerësimin “shumë mirë” nga Prokuroria e Përgjithshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *