KPA largon përfundimisht nga detyra prokurorin e Dibrës, Shkëlzen Cena
Lajme

KPA largon përfundimisht nga detyra prokurorin e Dibrës, Shkëlzen Cena

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur në mënyrë unanime të rrëzojë ankimin e prokurorit Shkëlzen Cena duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit për shkarkimin e tij.

Prokurori i Dibrës Shkëlzen Cena, pas vendimit të KPK. Foto:BIRN

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën të rrëzojë ankimin e prokurorit të Dibrës, Shkëlzen Cena, ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e shkarkoi nga detyra për probleme në tw tri kriteret e rivlerësimit.

KPK shkarkoi nga detyra prokurorin Shkëlzen Cena në qershor të vitit 2019, i cili asokohe kandidonte për një pozicion në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Në vendimin e arsyetuar, KPK argumentonte se shkarkimi u bazua në problemet e konstatuara me pasurinë si dhe për “cënim të besimit të publikut te drejtësia”, lidhur me pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

KPK identifkon dy raste kur janë gjetur mangësi të hetimit nga ana e Cenës që kanë sjellë favorizimin e dy të pandehurve. Ndërkohë, Komisioni ka konkluduar se prokurori Shkëlzen Cena ka kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe të pasaktë për pasurinë dhe se ka pasur mungesë të ardhurash për krijimin e pronave dhe shpenzimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *