KPA shpall vendimin për prokurorin Eugen Beci
Artikull kryesor Lajme KPA Lajme Në Fokus

KPA lë në fuqi me shumicë votash shkarkimin e prokurorit Eugen Beci

Kolegji i Posaçëm in Apelimit ka konfirmuar me shumicë votash shkarkimin nga detyra të prokurorit të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, Eugen Beci për kriterin e pastërtisë së figurës.

KPA shpall vendimin për prokurorin Eugen Beci

Trupa gjykuese e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, si dhe Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo anëtarë, la të martën në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin  nga detyra të prokurorit të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, Eugen Beci.

“Subjekti ka bërë deklarim të pasakatë dhe të pavërtetë në formularin e pastërtisë së figurës për revokimin e vizës nga SHBA,” deklaroi kryesuesja e trupës, Natash Mulaj. “Vendimi 171 i Komisioni të Pavarur të Kualifikimit lihet në fuqi me shumicë votash,” shtoi ajo.

Beci u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në qershor 2019-të. Përveç deklarimit të pasaktë dhe fshehjes së fakteve në formularin e kontrollit të figurës – për sa i përket revokimit të vizës në SHBA, KPK gjeti se subjekti i rivlerësimit nuk kishte shpjeguar bindshëm brumin e pasurive në pronësi, në përdorim dhe posedim të tij.

Mulaj shpjegoi gjatë shpalljes së dispozitivit të shkarkimit të Becit se KPK e kishte gjetuar me mungesë të burimeve të ligjshme ne vitin 2007, 2009 dhe vitin 2014. Probleme me justifikimin e pasurisë sipas KPK-së kanë pasur dhe personat e lidhur me subjektin e rivlerësimit.

Megjithatë, me shumicë votash KPA e ka amnistuar Becin për sa i përket kriterit të pasurisë, ndërkohë që edhe konfirmimi i shkarkimit të tij nga detyra për kriterin e pastërtisë së figurës e ka përçarë trupën gjykuese.

Nga shpallja e vendimit është e paqartë se kush nga gjyqatrët nuk e ka konsideruar heqjen e vizës nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe mosdeklarimin dhe fshehjen e këtij fakti në formularin e pastërtisë së figurës si një arsye të mjaftueshme për shkarkimin e Becit.

Gjatw seancws dwgjimore nw KPA pretendoi se mosdeklarimi në formular i revokimit të vizës kishte qenë një keqkuptim dhe se ai nuk kishte pasur për qëllim fshehjen, pasi bashkë me formularin kishte dorëzuar pasaportën, e cila kishte në një faqe të saj edhe vulën për revokimin e vizës.

Por justifikime të ngjashme të ofruara nga ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli nuk kanë pirë ujë me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Në vendimin për Zenelin  Kolegjit prezumon se subjekti i rivlerësimit në momentin e revokimit të vizës “duhet të jetë informuar në mënyrë shteruese me shkrim dhe me gojë dhe duhet të ketë qenë i qartë për fatin e vizës së tij dhe arsyet e revokimit të saj.”

Katër anëtarë të trupit gjykues të rivlerësimit të Becit kanë qenë pjesë të trupës gjykuese që shkarkoi ish-gjyqtarin, Artan Zeneli duke ngritur pikëpyetje për standarde të dyfishta nga KPA.

Gjithësesi, duke iu referuar vendimit të KPK-së, mosdeklarimi i vizës nuk është i vetmi problem i Becit me pastërtine e figurës. Në vitin 2015, Eugen Beçi – drejtues në atë kohë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u vendos në qendër të debatit publik pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej përkrah Fation Skënderit, i dënuar për trafik narkotikësh dhe protagonist i të ashtuquajturit “komplot për vrasjen e deputetit Tom Doshi” –i cili rezultoi i trilluar.

Ndryshe nga heqja e vizës, Beci e ka deklaruar këtë kontakt të papërshtatshëm në formularin e pastërtisë së figurës dhe ky deklarim është njohur nga KPK si rrethanë lehetësuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *