Kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro, duke dalë nga një seancë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA
KPA Lajme Në Fokus

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Enkeledi Hajro

Me shumcisë votash, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të largojë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë ish-kryetaren e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro.

Kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro, duke dalë nga një seancë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtares, Enkeledi Hajro.

Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Sokol Çomo, pasi shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimin e subjektit të rivlerësimit, me shumicë votash vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit duke e larguar  përfundimisht nga sistemi i drejtësisë ish-kryetaren e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro.

Më 10 qershor 2019, trupi gjykues i KPK i përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Valbona Sanxhaktari anëare, vendosi të shkarkojë Hajron nga detyra me argumentin se nuk ka kryer deklarim të saktë të pasurisë dhe se nuk arriti të shpjegojë bindshëm burimin e saj.

Në një mendim paralel, anëtarja Valbona Sanxhaktari rrëzon disa prej argumenteve të shumicës, ndonëse arrin në përfundim të njëjtë për vendimin e shkarkimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *