Gjatë seancës dëgjimore ndaj kryetarit të Gjykatës së Korçës Admir Belishta. Foto:Vladimir Karaj
KPA Lajme Vendi

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Admir Belishta

Vendimi i shkarkimit ndaj ish-kreut të Gjykatës së Korçës Admir Belishta u  la në fuqi nga Kolegji i Apelimit, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi.

Gjatë seancës dëgjimore ndaj kryetarit të Gjykatës së Korçës Admir Belishta. Foto:Vladimir Karaj

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të shkarkuar ish-kreun e Gjykatës së Korçës Admir Belishta u  la në fuqi nga Kolegji i Apelimit, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, vendosi në janar lënien në fuqi të vendimit të KPK ndaj Belishtës. “Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 93, datë 21.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Admir Belishta”, thuhet në njoftimin e KPA.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi Belishtën në dhjetor 2018, ndërsa në vendimin e zbardhur u vu në dukje se ai u gjet me shkelje në të tre kriteret e rivlerësimit. Sipas KPK Belishta “ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pasurisë; subjekti rezulton i papërshtatshëm në lidhje me kriterin e kontrollit të figurës; Duke kryer një vlerësim tërësor të të tri kritereve, mbi të cilat mbështetet procesi i rivlerësimit të gjyqtarit, Komisioni konkludon, gjithashtu, se subjekti Admir Belishta, me veprimet/mosveprimet e tij, ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë”, thuhet në vendimin e KPK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *