Kryetari i Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci dhe avokati i tij para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj
Korrupsioni KPA Lajme Vendi

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Dritan Seci

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi në mënyrë unanime ankimin e kryer nga ish-kryetari i Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci ndaj vendimit për shkarkimin e tij nga detyra. 

Kryetari i Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci dhe avokati i tij para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën të rrëzojë ankimin e kryer nga ish-kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Dritan Seci, kundër vendimit të Komisionit për shkarkimin e tij nga detyra.

Dritan Seci u shkarkua nga detyra një vit më parë, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK e gjeti me probleme të pasurisë dhe aftësive profesionale.

Vendimi i KPA-së u shpall nga trupi gjykues i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator dhe Ina Rama, Natasha Mulaj e Sokol Çomo anëtarë. Ankimi u shqyrtua në dhomë këshillimi dhe në mënyrë anonime u vendos rrëzimi i tij.

Në vendimin e arsyetuar të KPK thuhet se Seci fshehu një apartament në Tiranë dhe një dhuratë në vlerën 20 mijë euro. Gjithashtu, nga analiza financiare u konkludua mungesë burimesh të ligjshme për kryerjen e shpenzimeve dhe investimeve. Për aspektin profesional, Komisioni konstatoi aftësi “minimale” të gjyqtarit Dritan Seci.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *