Gjyqtari Gurali Brahimllari në KPK | Foto nga LSA
KPA Lajme Vendi

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Gurali Brahimllari

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur unanimisht të largojë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda, Gurali Brahimllari. 

Gjyqtari Gurali Brahimllari në KPK | Foto nga LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të martës vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Gurali Brahimllari.

Brahimllari u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 21 qershor 2019, pasi u konstatua pamundësi e justifikimit me burime financiare të ligjshme të pronave të krijuara dhe të disa huave. Gjithashtu, për kriterin e pasurisë u evidentuan edhe deklarime të pasakta. Gjyqtari Brahimllari u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Albana Shtyllën, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, në mënyrë unanime vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e Brahimllarit duke e larguar atë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Gurali Brahimllari e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si ndihmës/gjyqtar në Gjykatën e Kuçovës. Në vitet 1998-2001 ai ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe më pas është emëruar në Gjykatën e Fierit. Në vitet e fundit ai e ushtroi detyrën pranë ish-Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *