Kryetarja e Gjykatës së Apelit te Korçës, Entela Prifti, gjatë një seance te Komisionit të Pavarur te Kualifikimit, KPK, | Foto nga : LSA
KPA Lajme Vendi

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-kryetares së Gjykatës së Apelit Korçë, Entela Prifti

KPA njoftoi  lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të ish-kryetares së Gjykatës së Apelit Korçë, Entela Prifti.

Kryetarja e Gjykatës së Apelit te Korçës, Entela Prifti, gjatë një seance te Komisionit të Pavarur te Kualifikimit, KPK, | Foto nga : LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të hënën më 2 dhjetor lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të ish-kryetares së Gjykatës së Apelit Korçë, Entela Prifti.

Në njoftim thuhet se “trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 69, datë 10.10.2018 të KPK për Entela Priftin”.

Ish-kryetarja e Gjykatës së Apelit Korçë Entela Prifti rezultoi me një mori problemesh në procesin e rivlerësimit në kriterin e pasurisë, ndërsa KPK në vendimin e shkarkimit thotë se ajo “mund të ketë pasuri më të madhe se dyfishi i pasurisë së ligjshme” dhe se e ka fshehur atë te persona të tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *