Gjyqtarja e shkarkuar nga KPK Albina Spaha, pas vendimit të Komisionit. Foto:BIRN
Artikull kryesor Lajme KPA Lajme Vendi

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-kryetares së Gjykatës së Gjirokastrës, Albina Spaha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi në mënyrë unanime të lërë në fuqi vendimin e Komisionit për shkarkimin e ish-gjyqtares Albina Spaha.

Gjyqtarja e shkarkuar nga KPK Albina Spaha, pas vendimit të Komisionit. Foto:BIRN

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 12 janar, lënien në fuqi të vendimit tw Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e ish-kryetares së Gjykatës Gjirokastër, Albina Spaha.

Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla me relatore Rezarta Schuetz dhe Ina Rama, Natasha Mulaj, e Sokol Çomo anëtarë, pasi shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimin e Albina Spahas vendosi në mënyrë unanime të lërë në fuqi vendimin e KPK duke e larguar atë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Ish-kryetarja e Gjykatës së Gjirokastrës, Albina Spaha u shkarkua nga detyra më 15 prill 2019.   Vendimi i zbardhur i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit argumenton se shkarkimi i saj u bazua te mungesa e burimeve financiare të ligjshme për blerjen e një apartamenti si dhe deklarimi i pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë.

Kryegjyqtarja e Gjirokastrës u penalizua edhe nga punësimi i bashkëshortit si ekspert në Gjykatën Administrative, i vlerësuar nga trupa gjykuese në kundërshtim me legjislacionin tatimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *