Këshilltarja ligjore Ana Golloshi gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të kualifikimit, KPK, në 12.02.2019 | Foto : LSA
KPA Lajme Vendi

KPA lë në fuqi shkarkimin e këshilltares ligjore Ana Golloshi

Këshilltarja ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit u shkarkua në shkurt të vitit 2019 pasi nuk arriti të justifikonte pasurinë me burime të ligjshme.

Këshilltarja ligjore Ana Golloshi gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të kualifikimit, KPK, në 12.02.2019 | Foto : LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të këshilltares ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Ana Golloshi.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që shqyrtoi ankimin e Golloshit kundër vendimit të KPK përbëhej nga Sokol Çomo kryesues, Luan Daci relator dhe Albana Shtylla, Ina Rama e Natasha Mulaj anëtarë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 13 shkurt 2019 të shkarkojë nga detyra këshilltaren ligjore Ana Golloshi pasi u identifikuan probleme në kriterin e pasurisë. Sipas KPK, nga analiza financiare rezultoi se Golloshi dhe të afërmit e saj dispononin 2.3 herë më shumë pasuri nga sa mund të dokumentonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *