ProkurorI pranë Prokurorisë së Shkallës së Pare për Krimet e Renda ne Tirane, Perparim Kulluri, | Foto : LSA
KPA Lajme Vendi

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Përparim Kulluri

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mënyrë unanime ka vendosur të rrëzojë ankimin e ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri ndaj vendimit të Komisionit për shkarkimin e tij.

ProkurorI pranë Prokurorisë së Shkallës së Pare për Krimet e Renda ne Tirane, Perparim Kulluri, | Foto : LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën vendimin lidhur me ankimin e kryer nga ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri ndaj vendimit të Komisonit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkakrimin e tij nga detyra.

Komisioni vendosi më 6 nëntor 2019 të shkarkojë nga detyra prokurorin Kulluri pasi konstatoi kontakte të tij me një të dënuar për trafik narkotikësh, përfitimin e një dëmshpërblimi me të dhëna të pavërteta dhe mos-hetimin e akuzave për korrupsion ndaj një prokuroreje të Matit.

Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues i kryesuar nga Sokol Çomo, me relator Ardian Hajdarin dhe anëtarë Albana Shtyllan, Ina Ramën dhe Rezarta Schuetz, në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi të ankimit të Kullurit, vendosi në mënyrë unanime të lërë në fuqi vendimin e Komisionit për shkarkimin e tij.

Përparim Kulluri e ka filluar karrierën e prokurorit në Vlorë në vitin 1999. Ai u bë pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vitin 2004, ndërsa në vitet 2008-2013 ka drejtuar Prokurorinë e Shkodrës. Më pas u rikthye në Prokurorinë për Krime të Rënda ku e ushtroi detyrën deri në nëntor të vitit 2019 kur u shkarkua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *