Shpallje vendimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
KPA Lajme Vendi

KPA lë në fuqi vendim e KPK-së për prokuroren Anila Galanxhi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli të mërkurën vendimin që konfirmon përfundimisht largimin nga sistemi i drejtësisë së prokurores Anila Galanxhi për një periudhë 15-vjeçare.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit | Foto : B. Likmeta

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj  relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo anëtarë, mbajti në fuqi vendimin e KPK-së për subujektin e rivlerësimit Anila Galanxhi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi me 13 korrik 2021 të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për prokuroren e Tiranës, Anila Galanxhi (Pappa), pas dorëheqjes së saj nga detyra dhe statusi i magjistratit.

Gjithashtu, Komisioni ka vendosur t’i ndalojë emërimin si gjyqtare ose prokurore, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si Inspektore e Lartë e Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Anila Galanxhi (Pappa) ka shërbyer si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *