KPA lë në fuqi vendimin për prokuroren Rabiana Halili

Lajme
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për dorëheqjen e prokurores Rabiana Halili.

Shpallje vendimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Prokurorja e prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Rabiana Halili nuk do të jete pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli të martën vendimin që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit, kundër vendimit nr. 313 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi lënin në fuqi të vendimit të KPK-së.

Halili është pjesë e një liste të gjatë të subjekteve të rivlerësimit, të cilët edhe pse kanë dhën dorëheqjen me vullnet të plotë, sërisht i ankimojnë në Kolegj vendim e KPK-së për ndërprerjen e vetingut dhe dhe ndalimin e emërimit të saj si gjyqtare, prokurore apo në pozicion tjetër në institucionet e drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare.