Prokurori i Prokurorise e Pergjithshme, Arqile Koca, duke dale nga nje seance e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me te. Koca po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e tij.		/r/n/r/nProsecutor at the General Prosecutor's Office Arqile Koca, leaves after a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC. Koca is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, figure and personal skills.
Korrupsioni KPA Lajme Në Fokus

KPA rikthen në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi me shumicë votash vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e prokurorit Arqile Koça –duke rikthyer në detyrë magjistratin e dytë që prej fillimit të procesit të vetingut.

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça pas vendimit të KPK-së. Foto: LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshoi të martën vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça dhe vendosi rikthimin e tij në detyrë.

Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues, i kryesuar nga Ardian Hajdari, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz vendosi me shumicë votash konfirmimin në detyrë të Koçës.

Arqile Koça u shkarkua nga KPK më 8 mars 2019, pasi kjo e fundit i konsideroi deklarimet periodike për pasurinë të pasakta dhe të pamjaftueshme, duke u dhënë atyre të njëjtën peshë me deklaratën “veting”.

Koça punonte prej 15 vitesh në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur edhe postet drejtuese të luftës kundër krimit të organizuar, drejtorisë së hetimit dhe të ndjekjes penale dhe së fundmi drejton zyrën e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë. Paralelisht me detyrën si prokuror, Koça ka qenë edhe pedagog i Jashtëm në Shkollën e Magjistraturës si dhe anëtar për tre vite i Këshillit të Prokurorisë.

Vendimi i shkarkimit në KPK u mor nga trupa gjykuese e drejtuar nga Etleda Çiftja, me relatore Firdes Shuli dhe anëtar Roland Ilia. Duke iu referuar deklaratave periodike, ata argumentuan se Koça kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm dhe se kishte cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Ky është rasti i dytë kur KPA ndryshon vendimin e Komisionit për shkarkim të subjekteve dhe i konfirmon ata në detyrë. Më herët më 23 tetor, Kolegji vendosi rikthimin në detyrë të gjyqtarit të Apelit Shkodrës, Fuat Vjerdha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *