KPK dërgon në prokurori Petrit Fushën
Lajme

KPK dërgon në prokurori Petrit Fushën

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka referuar në prokurori për hetime penale dosjen ndaj ish kreut të prokurorisë së Tiranës, Petit Fusha, i cili dha dorëheqjen për t’i shpëtuar procesit të vetingut.

Ish-kreu i Prokurorise se Tiranes, Petrit Fusha. Foto: LSA

Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër për shtyp, KPK njoftoi të martën se ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, raportin me rezultatet përfundimtare të hetimit administrativ, për ish-prokurorin, Petrit Fusha.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës dha dorëheqjen në shkurt pasi u njoh me rezultatet e hetimit 1-vjeçar kundër tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke i kursyer vetes ballafaqimin me barrën e provës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e nisi procesin e vetingut për Petrit Fushën në janar të vitit 2018 dhe e përfundoi hetimin kryesisht në shkurt 2019.

Petrit Fusha ka ushtruar detyrën e prokurorit nga viti 1997 deri më 28 shkurt 2019, kur vendosi të largohej me dorëheqje nga sistemi. Ai ka punuar në prokurorinë e Tiranës për një periudhë 15 vjeçare dhe u emërua drejtues i kësaj prokurorie në vitin 2013. Në vitin 2017, Fusha u transferua në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për mbarimin e statusit të magjistratit, edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e vetingut për Fushën, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *