Gjyqtari i Gjykatës për Krime të Rënda, Klodian Kurushi | Foto nga: Edmond Hoxhaj/BIRN
KPK Lajme Vendi

KPK konfirmoi në detyrë gjykatësin Klodian Kurushi

Gjykatësi i Krimeve të Rënda Klodian Kurushi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjyqtari i Gjykatës për Krime të Rënda, Klodian Kurushi | Foto nga: Edmond Hoxhaj/BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë të martën gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Klodian Kurushi.

Kurushi u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizimin; ndërkohë gjatë seancës dëgjimore Komisioni identifikoi dy gjetje lidhur me disa veprime në përfitimin e një kredie të butë për të cilat gjyqtari dha shpjegime.

Trupa gjykuese që kreu procesin e rivlerësimit për subjektin, e përbërë nga Suela Zhegu kryesuese, Alma Faskaj relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar, gjeti të plota shpjegimet e Kurushit dhe vendosi konfirmimin e tij në detyrë.

Klodian Kurushi ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ka nisur karrierën në drejtësi nga Gjykata e Sarandës. Në nëntor 2005, Kurushi është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 14 vitesh. Ai është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie, si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë si dhe ekspert dhe trajnues në Shkollën e Magjistraturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *