KPK konfirmoi prokuroren Manjola Kajana
Lajme

KPK konfirmoi prokuroren Manjola Kajana

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi konfirmimin në detyrë të prokurores kandidate për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion Manjola Kajana.

Prokurorja e Krimeve të Rënda, Manjola Kajana. Foto:BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi mëngjesin e të mërkurës konfirmimin në detyrë të prokurores së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Manjola Kajana. Kajana e cila u paraqit në seancë dëgjimore vetëm një ditë më parë, rezultoi sipas KPK pa probleme në të tre kriteret e vetingut.

Trupa gjykuese që shqyrtoi çështjen e Kajanas përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Në cilësinë e vëshguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Hans Kijlstra.

Kajana rezultoi pa probleme në kriterin e pasurisë, në atë të figurës dhe e aftë profesionalisht. Gjatë seancës dëgjimore ajo u pyet në lidhje me pushimin e hetimit të një çështje për korrupsion, por KPK ka vlerësuar se argumentet e Kajanës qëndronin.

Prokurorja Manjola Kajana e ka nisur karrierën e saj profesionale në vitin 2008 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më pas në vitin 2009 është transferuar në prokurorinë e Fierit dhe në qershor të 2014-ës në atë të Krimeve të Rënda ku edhe vazhdon aktualisht. Ajo kandidon për një vend në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *